Fluturimet e Ramës me charter, Berisha: 22 mln € shpenzime nga kryeministri i vendit më të varfër të Europës

Fluturimet e Ramës me charter, Berisha: 22 mln € shpenzime nga kryeministri i vendit më të varfër të Europës

19:57, 31/10/2022

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kryeministri Edi Rama ka shpenzuar 22 mln euro për fluturimet me charter. Berisha tha se jemi vendi më i varfër i Europës ndërsa shtoi se Rama nuk ndalet me shpenzimet e çmendura.

"Me të drejtë qytetarët mund të pyesin se si ka mundësi, një vend komunist me kushtetutë moniste, kushtetutë parti shtet të jetë më mirë në zbatimin e ligjit se sa një vend anëtar i Këshillit të Europës, NATO-s, që ka hapur negociatat dhe që në kushtetutë ka ndarjen e pushteteve dhe shtetin ligjor. Të gjitha këto janë se në këtë vend, vota është fiktive, njësoj si në Vietnamin komunist. 

Të gjitha këto vijnë pasi të gjitha vendimet në qeveri, parlament, në bashki, prokurori, gjykata, polici e kudo, i merr krimi, droga, rryfsheti dhe vjedhja. Kjo është e vërteta. Për Edi Ramën nuk ka ligje, nuk ka kushtetutë që të pengojë vjedhjet e tmerrshmet e tij. Nuk ka standard moral që ti diktojë atij të mbajë një kod.

A e dini të dashur qytetarë se ai njeri, ka udhëtuar 137 herë me çarter. Një çmenduri të tillë abuzive nuk ja ka lejuar vetes asnjë diktator, asnjë korruptor tjetër përveç këtij. 22 milionë euro, kryeministri i vendit më të varfër të Europës, dy herë udhëtime më shumë në çarter se presidenti i vendit më të pasur të botës. 

Çfarë është kjo mor. Këta kanë urrejtje për ju qytetarë. Këta nuk mendojnë për ju, ju shohin si qenie inferiore për të ju shtypur, mashtruar. 
Këta dadot e koneve i paguajnë me rroga 2-3 herë më të larta se merrni ju. Kujdestarin e breshkave e paguan me një çmim 3 herë më të madh se një rrogë mesme."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco