Perla e Salianjit në Kuvend: Rama si gogoli! Sot duhet të ishte këtu për Halloween!

Perla e Salianjit në Kuvend: Rama si gogoli! Sot duhet të ishte këtu për Halloween!

19:31, 31/10/2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kryeministri Edi Rama duhet të ishte i pranishëm në sallë, pasi është gogoli dhe duhet të vinte për Halloween.

Teksa diskutohej për Reformën Territoriale, deputeti demokrat, Ervin Salianji, tha se është e njëanshme, ndërsa shtoi se qeveria ka shpopulluar vendin.

“Reforma është bërë në mënyrë të njëanshme. Sot është dita që kryeministri duhet të ishte. Duhet të ishte për Hallowen sepse është gogoli që ka larguar 700 mijë shqiptarë duhet të ishte sot për të larguar shpirtrat e këqij.

Kryeministri merret me mediat, sulmon mediat kur i përmendin varfërinë, krimin, papunësinë. Padiskutim që këshu do të ishte për një kryeministër që shumicën e kohës rri në avion."-tha Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco