Blushi-Ramës: Dhunimi dhe frikësimi i qytetarëve nga bandat e patronazhistëve merr fund

Blushi-Ramës: Dhunimi dhe frikësimi i qytetarëve nga bandat e patronazhistëve merr fund

19:26, 31/10/2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, u shpreh se referendumi është forma më e përkryer e demokracisë direkte.

Në një përgjigje për deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama, Blushi tha se kohës së dhunës të revolucionit kulturor të bandës së Rilindjes po i vjen fundi i sigurt.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se aleanca mes Partisë Demorkatike dhe Partisë së Lirisë, ka qëllim ndryshimin e sistemit me dhunë.

Ndërsa ndau me ndjekësit një foto nga Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se do të marrë fund dhunimi dhe frikësimi i qytetarëve nga bandat e patronazhistëve.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit: 

Referendumi është forma më e përkryer e demokracisë direkte. Kohës së dhunës të revolucionit kulturor të bandës së Rilindjes po i vjen fundi i sigurtë.

Dhunimi dhe frikësimi i qytetarëve nga bandat e patronazhistëve merr fund! Liria do të triumfojë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco