Meta për ‘non gratat’ e Berishës: Është politikani më euroatlantik

Meta për ‘non gratat’ e Berishës: Është politikani më euroatlantik

18:34, 31/10/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se marrëveshja e arritur me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të 2023, është një marrëveshje e bërë për qëllim shpëtimin e vendit, demokracisë, pluralizmit dhe te ardhmes.

Meta, i ftuar në Top News deklaroi edhe se shpallja non grata e kreut të PD Sali Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe, është një çështje që nuk ndikon.

‘Çështja e Berishës nuk ndikon. Ne bashkëpunojmë më Partinë Demokratike dhe PD ka zgjedhur Berishën si lider të saj. Përpiqet Rama ta paraqesë si çështjen më të rëndësishme në botë, ndërkohë që takohet dhe puthet me Dodikun. Non grata nga Britania, çështje që i takon Britanisë e nuk na ndikon. Duam përforcimin e marrëdhënieve, edhe vetë Berisha është euroatlantist i jashtëzakonshëm e di ti kalojë këto probleme. E shoh si problem artificial, sepse vetë PD është parti euroatlantike’, tha Meta.

Në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe faktin që po pritet një vendim i gjykatës në lidhje me faktin se kujt i takon vula e kësaj partie, kreu i PL u shpreh se PD është ringritur me një proces transparent e demokratike e kulmuar me Konventën.

‘Shqipëria do qeshte me një vendim të tillë sepse i kanë sytë në ballë dhe e dinë çka ndodhur në PD, që Berisha e Foltorja është ringritur me proces transparent e demokratike e kulmuar me Konventën në ‘Air Albania’. Ne jemi në koalicion të hekurt me PD për çështjet në marrëveshje, referendum, primare e të tjera’, tha Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco