Fshehu kokainë në atletet 'Nike' për të birin në burg, pranga 53-vjeçarit në Fushë-Krujë

Fshehu kokainë në atletet 'Nike' për të birin në burg, pranga 53-vjeçarit në Fushë-Krujë

16:31, 07/10/2022

Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet G.G., është vënë në prangat e policisë pasi tentoi t’i fusë të birit doza kokaine në burgun e Fushë-Krujës ku po vuan dënimin.

Gjatë kontrollit të familjarëve, Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, mësohet se gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë,  ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë.

Dozat e kokainës ishin mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram.

Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco