Skandali me vaksinat e skaduara/ Jakaj: E papërgjegjshme dhe kriminale

Skandali me vaksinat e skaduara/ Jakaj: E papërgjegjshme dhe kriminale

13:29, 21/07/2022

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Drejtorinë e Barnave që të injektojnë në popullatë edhe vaksinat që u ka kaluara data e skadencës. Me një shkresë të firmosur nga Eugena Tomini, Ministria e Shëndetëisë urdhëron që vaksinat që skadojnë në muajin korrik, do të përdoren deri në fund të tetorit, pra 3 muaj pas skadimit.

Denoncimi u bë nga kreu i Partisë Demokratike,  Sali Berisha i cili postoi edhe mesazhin e një mjeku duke theksuar se ky është një akt i papërgjegshëm që vë në rrezik jetën e qytetetarëve.

Kujtojmë se ditët  fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë , numri i infektimeve me Covid-19 ëhstë rritur ndjeshëm, ndërsa rritje e shifrave nga skeptikët është parë si strategji për të shtuar fushatën e vaksinimit.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ për të folur më shumë në lidHje me këtë SKANDAL ishte Besnik Jakaj sekretar për Shëndetësinë në LSI.

"Nuk po ju besoja syve kur po e shikoja si dokument por kur pyeta a ishte e vërtëtë. Duhet të kupojmë që vaksina është produkt imuno-biologjik dhe duke qenë i tillë rrezikon në mënyrë masive shëndetin e popullatës sepse është masivisht te gjithë qytetarët" u shpreh Jakaj.

Pyetur nga moderatojra Dori Daka mbi pasojat e përdorimit të kësaj vaksine, Jakaj u përgjigj:

"Është kategorikisht e ndaluar, nuk mund të përdoret një vaksinë e skaduar në asnjë lloj rrethane. Nëse vaksina nuk ruhet në kushtet e përcaktuar nga kompania prodhuese, nuk transportohet dhe injektohet në mënyrë konçize siç është e përvaktuar, ajo mund te ketë pasoja të paparashikueshme.

Të bëhet analiza e vaksinës për të konfirmuar efektshmërinë është e pamundur në laboratorët tanë.

Është e papërgjegjshme dhe kriminale të injektohet vaksina në popullatë dhe kur ka kaluar aftin e përdorimit."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco