Gazetarja: Rama bën kurban interesin kombëtar! ‘Open Balkan’ në favor të Vuçiç

21:41, 21/06/2022

Gazetarja Aurora Velaj deklaroi në emisionin 'A Shoë' me Adi Krastën në Syri Tv se nisma 'Ballkani i Hapur' duhet kundërshtuar pasi është vetëm në favor të Serbsië dhe në disfavor të shqiptarëve.

E pyetur nëse shqiptarët në rajon duhet të bëjnë presion ndaj Ramës, gazetarja tha se shqiptarët e Serbsië po vuajnë shumë dhe po zhduken.

Ajo i bëri thirrje politikanëve shqiptarë të mos bëjnë kurban interesin komëbtar për t'i dhënë përparësi integrimit.

"Kryesisht më të mosfavorizuarit jemi ne shqiptarët. Së pari është Kosova e cila nuk njihet si shtet nga Serbia dhe nuk kemi çfarë të diskutojmë për një ‘Open Balkan’.

Shqipëria me Serbinë janë në marrëdhënie të zhdrejtë sepse shqiptarët e Kosovës janë bashkëkombasit tanë. Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën dhe jo të bëjë sikur nuk na intereson.

Së dyti, spastrimi etnik dhe gjenocidi që ndodh me shqiptarët e Serbsië dhe që nuk po diskutohet fare. Në Medvegjë ka një numër të vogël shqiptarësh.

Duhet përparësi interesi kombëtar që të kemi një integrim të shëndetshëm në Europë. ‘Open Balkan’ nuk funksionon për ne, është një nismë e dështuar.”-deklaroi gazetarja Velaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco