'Mbetet gjithmonë krijues'/ Meta flet për marrëdhëniet me Berishën: Nuk janë krisur!

22:05, 06/06/2022

Presidenti Ilir Meta komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv kritikat e Sali Berishës për kreun e shtetit i cili firmosi nga Stambolli dekretin për Bajram Begajn.

Nëse ka një krisje të marrëdhënies mes tyre, Meta e mohoi duke thënë se Sali Berisha e surprizon gjithnjë, dhe mbetet krijues jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe në letërsi.

Meta tha se nëse Sali Berisha mendon se ai ka shkelur Kushtetutën, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane.

Berisha mbetet gjithmonë krijues, jo vetëm në fushën e mjekësisë por edhe në letërsi. Për mua nuk ka asnjë krisje dhe asnjë shqetësim në marrëdhëniet me të.

Nëse ai mendon se kam shkelur Kushtetutën do bënte mirë t'i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane.”-deklaroi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco