'6 marsi'/ Bogdani: Vlerë kanë votuesit dhe mbështetësit në krah të Berishës dhe jo vula

21:24, 14/04/2022

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani tha në emisionin 'Çim Peka Live' se kur përmendim zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, tregojmë që gjykata, vula apo selia nuk kanë vlerë. Sipas Bogdanit vlerë kanë votuesit dhe mbështetësit të cilët janë në krah Sali Berishës.

"Vlerë ka ku janë votuesit, mbështetësit. Gjykata, selia dhe vula, me vendimin e gjykatës pas 6 marsit është i rëndësishëm për nga ana procedurale zgjedhore.”-u shpreh Bogdani.

Deputeti demokrat është i mendimit se problem kryesor për bazën e PD është Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Problem është ai njeri që thotë edhe 40 mijë veta të dalin në shesh, nuk i heq taksat e naftës. Ku është kundërshtari për bazën e Partisë Demokratike.”-tha Bogdani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco