Ristani: Basha vijon misionin për dëmtimin e PD-së! Përkrahës të tij nuk pranojnë bashkimin

19:52, 14/04/2022

I ftuar në Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani ka folur për zhvillimet në PD dhe deklaratave të deputetit Lulzim Basha.

Ristani theksoi se Basha po vijon misionin e tij për dëmtimin e PD-së me deklaratat e tij, si dhe me bashkëpunimin me elementë të tjerë që kanë mbetur në parti por që nuk e duan bashkimin.

Ristani: Është e qartë se Basha vazhdon misionin e tij për të dëmtuar PD-në, përndryshe do duhej të sillej si një deputet i PD-së për të ndihmuar që ajo të rimëkëmbej nëse do të kishte këtë qëllim por jo është e kundërta që vazhdon misionin për të dëmtuar PD-në.

Nëpërmjet deklaratave dhe bashkëpunimit me elementë të tjerë që e përkrahin atë apo që kanë mbetur akoma aty dhe nuk po pranojnë bashkimin dhe ecin në një rrugë të përbashkët.

Dosja e Nik Muzin, është dosja nëpërmjet të cilës Basha ka pastruar para në ShBA nëpërmjet lobistit Muzin, ku ai vetë ka deklaruar që ato para i ka dhënë në të zezë pra jo nëpërmjet bankave po kështu ka deklaruar edhe Muzin në deklaratat e tij dhe më pas në një studio televizive ka deklaruar se ato para i ka mbledhur nga shqiptarët e amerikës por që nuk është e provuar.

Atje me sa di dhe unë ka përfunduar procesi hetimit për Muzin dhe çështja është mbyllur me një akuzë për falsifikim që nuk qëndronte praktikisht por që nisi për pastrim parash, kjo akuzë u mbyll, kaloi te akuza për falsifikim por edhe ajo u mbyll. Është edhe dosja tjetër nga prokuroria belge e cila erdhi këtu dhe e mori në pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco