'S'ka vend në makinë'/ Rama në panik nga humbja, kryeministri urdhëron mbushjen e kutive në Dibër

'S'ka vend në makinë'/ Rama në panik nga humbja, kryeministri urdhëron mbushjen e kutive në Dibër

18:47, 06/03/2022

Kryeministri Edi Rama duket se po e ndjen humbjen e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Dibrës. 

Votuesit dibranë shënuan pjesëmarrje të lartë në votime, kjo më e theksuar gjatë orëve të pasdites. 

Menjëherë, me synim cenimin e procesit, Rama urdhëroi fikjen e dritave në qendrat e votimit, duke krijuar radhë të gjata votuesish. 

Pikërisht fluksit të votuesve Rama i druhej dhe sajoi makinacionet për të pamundësuar votimin e qindra qytetarëve. 

Si të mos mjaftonte kjo, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e SYRIT-it.  

Mësohet se komisionerët socialistë duan t'i transportojnë kutitë e votimit nga QV-të drejt KZAZ-së, pa prezencën e anëtarëve komisionerëve të "Shtëpisë së Lirisë". 

Me siguri, plani është që kutitë të mbushen gjatë rrugës. Komisionerëve të koalicionit opozitar "Shtëpia e Lirisë" u është thënë që "nuk ka vend në makinë"

Kuptohet qartë që Rama i frikësohet votës ndëshkuese të dibranëve dhe po bën gjithçka për ta tjetërsuar vullnetin e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco