Nuk votohet në 3 qendra votimi, Ademi: Kam bërë 6 kërkesa, KQZ s'i mori parasysh

16:24, 06/03/2022

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, komentoi në një deklaratë për mediat anulimin e procesit të votimit në dy qendra në njësinë administrative Shosh dhe një në Pult për shkak të motit të keq. Ademi theksoi se edhe pak orë kanë mbetur për të ushtruar të drejtën themelore të votës, ndërsa theksoi se diçka të tillë e kishte parashikuar dhe i ka bërë 6 kërkesa KQZ-së, por sipas saj, këta të fundit nuk i morën parasysh.

"Ftesa është për të gjithë, të ushtrojmë këtë të drejtë për të votuar se është e drejtë themelore. E dija, e njoh zonën, e kishim parashikuar, kam bërë 6 kërkesa ndaj KQZ, nuk u mor parasysh. Fakti e solli që ajo që ne vlerësuam ndodhi. Mesa duket vazhdojmë të mos i japim vlerë të drejtës së votës dhe të drejtës së qytetarëve për të votuar. Duhet të ishte në vëmendjen e KQZ, është mësim për herët e tjera. Nuk bëhet fjalë për godina, por për pamundësi të aksesit nga reshjet e dëbroës në njësitë administrative të Shalës, Shoshit dhe Pultit."-tha Ademi.

Ndër të tjera Ademi theksoi se ka qenë e qartë duke e vlerësuar situatën të tillë, në kushte të jashtëzakonshme për ushtrimin e një të drejte themelore.

"Procesi nga na tjetër i pamundur në malet në zonën e Dukagjinit. Sot jam e kënaqur që qytetarëve shkodranë, i jepet mundësia për të votuar. Ndihem e lumtur, pishman që s'ka ndodhur më përpara."-tha Ademi.

Procesverbali i KZAZ shpalli pavlefshmërinë në tri qendra votimi në Shkodër, për shkak se për mbi 5 orë nuk ka pasur votim. Kjo gjendje është shkaktuar për shkak të motit të keq, temperaturave të ulëta dhe borës, duke bërë të mundur që banorët të mos kenë mundësi të marrin pjesë votime..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco