VIDEO-SYRI TV/ Atentati ndaj Romeo Meçaj, shoqërohen 7 persona, u qëllua me 15 plumba

16:07, 06/03/2022

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të reja nga atentati ndaj Romeo Meçajt mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Në komisariatin e policisë janë shoqëruar 7 persona të cilët mohojnë se Meçaj ka pasur konflikte. I riu Romeo Meçaj vijon të jetë në gjendje kritike për jetën ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për zbardhjen e ngjarjes .

Nga SYRI TV

Zbardhen detaje të reja nga atentati i cili tronditi Vlorën mbrëmjen e së shtunës ku mbeti I plagosur 33-vjeçari Romeo.

Policia bën me dije se ka shoqëruar 7 persona në lidhje me këtë ngjarje. Personat e shoqëruar të cilët dëshmuan para uniformave blu dhe grupit hetimor kanë qenë prezent në lokalin ku është qëlluar i riu ndërsa miq e familjarë Romeo Meçaj bëjne me dije se i riu punon skafist për turistët gjatë sezonit veror ndërkohë që ishte shok me Delon Troqen i cili u ekzekutua në maj të viti 2021.

Edhe pse drejt Romeo Meçajt u qëlluan 15 plumba, ai i ka shpëtuar vdekjes ndërsa grupi hetimor dyshon se në këtë atentat kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Autorët të cilët dyshohet se janë porositur për të kryer atentatin, kanë ruajtur Meçajn pasi ishin fshehur pranë pallatit të sportit ndërsa ishin në dijeni për lëvizjet e 33-vjeçarit.

Makina e autorëve Volkswagen u gjet e djegur pas tentativës së vrasjes ndërsa pas verifikimeve të kryera rezulton se është e vjedhur.

 Brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë të tipit kallashnikov ndërsa grupi hetimor bën me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

33-vjecari Meçaj ka qenë duke udhëtuar pranë zonës së Skelës me mjetin e tij ‘Land Rover’ kur është përballur me breshëri plumbash dhe pasi është qëlluar ai ka ecur për disa metra i plagosur duke u përplasur me mjete të tjera të parkuara në atë zonë.

Ndërsa autorët e ngjarjes së rëndë janë larguar me shpejtësi drejt zonës së ujit të ftohte, qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë të riut i cili ishte mbuluar nga gjaku si pasojë e plumbave të marrë në disa pjesë të trupit.

Sipas bluzave të bardha nga Spitali I Traumës në Tiranë gjendja e të riut Romeo Meçaj është e rënduar dhe në rrezik për jetën. Burime nga Policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se atentatorët janë larguar në drejtim të Orikumit, ndërsa mjeti përdorur prej tyre është gjetur i shkrumbuar pak metra pas zonës së ujit të ftohtë në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco