100 banorë nisen drejt Thethit për të votuar po bllokohen nga orteku

100 banorë nisen drejt Thethit për të votuar po bllokohen nga orteku

13:36, 06/03/2022

Një ortek bore ka rënë mbrëmë në segmentin rrugore Bogë – Theth në vendin e quajtur Qafa e Thorës.

Për pasojë rruga është e bllokuar, ndërsa rreth 100 banorë që janë nisur drejt Thethit për të votuar ende nuk kanë mundur të kalojnë, ndonëse ka borëpastruese të cilat po punojnë intensivisht për hapjen e këtij segmenti rrugor.

Për shkak të motit të keq dhe borës është bllokuar votimi edhe në dy njësi administrative në Shkodër në Pult dhe Shosh, ndërsa problem janë hasur edhe në furnizimin me energji elektrike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco