FOTO/ Malltezi: Punonjësja e Bashkisë fotografonte kartat e votuesve, policë bashkie intimidonin votuesit

FOTO/ Malltezi: Punonjësja e Bashkisë fotografonte kartat e votuesve, policë bashkie intimidonin votuesit

12:31, 06/03/2022

Policia e Shtetit duket se ia ka lënë administrimin e zgjedhjeve, policëve të bashkisë së Durrësit.

Këtë denoncim bëri përfaqësuesi i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Durrës, Jamarbër Malltezi. Në një deklaratë për mediat, i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashki dhe kandidati për bashkinë, Ardian Muka, Malltezi deklaroi se në shkollën ‘Naim Babameto’ ku ka 10 qendra votimi, nuk ka asnjë punonjës policie.  

‘Gjatë gjithë ditës nuk ka pasur asnjë prani policie, ndërkohë që në Shkollën ‘Naim Babameto’ ka 10 qendra votimi. Nuk ka ekzistuar asnjë polic i shtetit, por për fat të keq kemi me dhjetëra policë bashkiakë të Durrësit, duke intimiduar zgjedhësit. Jemi njoftuar nga vëzhguesit tanë që këtu bëheshin identifikimi i zgjedhësve brenda në shkollë, që është e paligjshme dhe intimidimi i tyre.

Kemi fotografuar një zonjë nga vëzhguesit tanë, e cila fotografonte kartat e zgjedhësve, mesa duket ishin familjarë të punonjësve në bashki, që bënin presion me vendin e punës apo presione të tjera. Mbi bazë të kësaj kemi hyrë dhe kemi filmuar këtë gjë të paligjshme duke i bërë të qartë se identifikimi dhe intimidimi i zgjedhësve brenda qendrave ku votohet është i paligjshëm. Nëse doni të bëni thirrje për votuesit tuaj, dilni jashtë. Brenda në shkollë nuk lejohet.

Në atë moment, të paktën 20 militantë të PS-së kanë ardhur, na kanë vjedhur celularët kanë fshirë videot, që është një tjetër veprim i paligjshëm.

Nuk ka pasur asnjë punonjës policie dhe e gjithë shkolla ishte lënë në dorë të policëve të bashkisë’, denoncoi Jamarbër Malltezi në emër të ‘Shtëpisë së Lirisë’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco