VIDEO/ Atentati ndaj të riut në Vlorë, autorët qëlluan mbi 15 herë

08:26, 06/03/2022

Detaje të tjera kanë dalë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës. Raportohet se policia ka shoqëruar 7 persona, të cilët mësohet se kanë qenë dëshmitarë dhe prezent në lokalin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Në drejtim të 33-vjeçarit Romeo Meçaj është qëlluar të paktën 15 herë me breshëri, por fatmirësisht edhe pse i plagosur, ai ka shpëtuar nga vdekja. Në këtë atentat mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Autorët duket se e kanë ruajtur Meçajn pasi ishin fshehur pranë Pallatit të Sportit dhe i dinin lëvizjet e 33-vjeçarit. Policia nga ana tjetër ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Makina e autorëve Volkswagen, e gjetur e djegur pas tentativës së vrasjes, është e vjedhur. Brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë të tipit kallashnikov.

33-vjeçari njihet si person që punonte me skaf gjatë sezonit turistik dhe sipas burimeve nuk ka rezultuar person me precedentë penalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco