Kush gënjen për çmimin e naftës, Edi Rama apo Delina Ibrahimi?

Kush gënjen për çmimin e naftës, Edi Rama apo Delina Ibrahimi?

07:56, 06/03/2022

Rritja e çmimit të naftës brenda natës me 300 lekë për litër në të gjitha pikat e karburantit njëherësh, nuk ka shqetësuar asnjë nga institucionet shtetërore, që supozohet se heton marrëveshjet e fshehta mes biznesve që veprojnë si oligopol. Përkundrazi, para shqetësimit, ka ardhur justifikimi. Edhe kësaj radhe është vetë kryeministri që gjen arsye se pse është rritur çmimi i karburanteve.

“Si ka mundësi që edhe pse çmimi i naftës po rritet, nuk ka asnjë reagim dhe se vetë kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë fakt?” e pyeti një prej ndjekësve në Facebook.

Sipas Ramës, arsyeja që çmimi i naftës u rrit, duhet parë tek lufta në Ukrainë. “S’ka se si të mos marrim edhe ne bashkë me tërë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve” shkruan ai në komentet në Facebook, duke justifikuar atë që ka ndodhur me tregun e naftës.

Në përgjigjen e kryeministrit ka “bomba” e “viktima”, ka “luftë” dhe “plagë”, por nuk gjen asnjë fjalë parandalimin e abuzimeve me çmimet në tregun e karburanteve.

Shpjegimi që jep kryeministri, pra që çmimi i karburantit u rrit nga lufta në Ukrainë nuk përputhet me atë që deklaroi një muaj më parë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Sapo ishte kapur rekordi prej 194 lekësh dhe qeveria shqiptare as nuk e kishte idenë se do të kishte luftë në Ukrainë, megjithatë Delina Ibrahimi paralajmëroi rritje tjetër çmimesh, që sipas saj do të vazhdonte për 6 muajt e ardhshëm.

Kur gazetarët i thanë se çmimi i karburanteve kishte arritur sa në Zvicër, Ibrahimi u shpreh:

“Çmimi i naftës në Shqipëri, njësoj si në Zvicër? Do të publikojmë një analizë të detajuar. Do ta bëjmë publike që të gjithë të jenë të qartë se sa është pesha e taksave dhe e rritjes së çmimit dhe pse rritja me 8 lekë është ndikuar apo jo. Çmimet e bursës për naftën kanë muaj që kanë rritje, ka që në vitin 2020, rritja do të vazhdojë edhe për një 6-mujor tjetër”

Pra Ministrja e Financave e dinte se do të kishte të tjera rritje çmimi pa e ditur se do të kishte luftë në Ukrainë, kurse Rama thotë se ishte lufta që shkaktoi rritjen e çmimeve. Njëri prej të dyve gënjen, por ajo që i bashkon është se të dy janë në të njëjtën linjë, atë të justifikimit të rritjes së çmimit të karburanteve./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco