Nuse e vjehrrë dyshohet se nuk i kishin paguar autorit lekët për drutë e zjarrit

Nuse e vjehrrë dyshohet se nuk i kishin paguar autorit lekët për drutë e zjarrit

17:37, 05/03/2022

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Bukurie dhe Fatmira Bamit mbrëmjen e kaluar në fshatin Progër të Devollit. Dyshohet se dy gratë, nuk i kishin paguar autorit Ali Zili paratë për drutë e zjarrit.

Burime nga grupi i hetimit për Syri.Net bëjnë me dije se ditën e djeshme kishte ardhur nga Greqia vajza e 60-vjeçares Fatmira Bami.

Me shpresën se mund të merrte paratë, 36-vjeçari Ali Zili i cili merrej me dru zjarri ka shkuar në banesën e dy grave.

Mësohet se i riu dhe dy gratë janë përleshur fizikisht ndërsa më pas, ai i ka qëlluar ato me dru në fytyrë dhe trup.

Fatmira dhe Bukurie Bami, nuse e vjehrrë, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa në oborr sipas kryeplakut është gjetur një protezë dhëmbësh dhe një celular.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco