EMRI/ Qëlloi për vdekje nuse e vjehrrë në tentativë për t’i grabitur, arrestohet autori në Devoll

EMRI/ Qëlloi për vdekje nuse e vjehrrë në tentativë për t’i grabitur, arrestohet autori në Devoll

16:38, 05/03/2022

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së Fatmira dhe Bukurie Bamit mbrëmjen e kaluar në fshatin Progër të Devollit.

Burime bëjnë me dije se Ali Zili 36-vjeç kishte hyrë në banesën e grave për të grabitur, ndërsa i ka qëlluar ato për vdekje me sende të forta.

36-vjeçari Ali Zili mësohet se është me precedent të mëparshëm penal ndërsa policia sot i ka vënë prangat. Mbrëmjen e kaluar, i riu i cili do grabiste banesën e Fatmira dhe Bukurie Bamit, është përballur me rezistencën e këtyre të fundit.

I gjendur në këtë situatë, Ali Zili i ka goditur nuse e vjehrrë për vdekje ndërsa më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia ngriti disa pika kontrolli gjatë ditës së sotme dhe bëri të mundur arrestimin e të riut me precedent të mëparshëm penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco