Kukës/ Si në mesjetë, fshati Bardhoc pa ujë prej vitesh

Kukës/ Si në mesjetë, fshati Bardhoc pa ujë prej vitesh

16:46, 05/03/2022

Fshati Bardhoc vuan prej vitesh mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi nuk janë kryer investime në këtë sektor.

Ndonëse është vetëm pak kilometra larg Kukësit, mungesa infrastrukturës dhe investimeve i ka detyruar banorët të largohen nga fshati.

Nga Syri Tv

Fshati Bardhoc ndonëse ndodhet vetëm 10 kilometra nga Kukësi, vuan prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët e zones i bëjnë apel bashkisë së Kukësit që të mundësojë sjelljen e ujit në banesat e tyre, pasi zona ka ujë të bollshëm por mungojnë investimet.

Rrjeti Ujësjellës sipas kryeplakut të fshatit Rrahim Shahu, është amortizuar tërësisht, ndaj banorët janë të detyruar të mbushin ujë në burimet natyrore të zonës dhe ta mbajnë atë në shtëpi.

Sipas tij mungesa e ujit dhe investimeve të tjera ka bërë që shumë familje ta braktisin zonën.

Premtimet në kohë zgjedhjesh sipas banorëve, kanë qenë të shumta por ende nuk është marrë asnjë masë për zgjidhje të këtij problemi jetik për ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco