Rama është thjesht një mashtrues, porti i jahteve në Durrës ju ‘shitet’ t’ huajve si realitet !!!

Rama është thjesht një mashtrues, porti i jahteve në Durrës ju ‘shitet’ t’ huajve si realitet !!!

11:58, 04/03/2022

Nga Edi Paloka/

Nuk e di ta ndaj; Rama është thjeshtë mashtrues apo jeton vertetë në një botë të tijen imagjinare ku ai është një udheheqës i madh që ka bërë mrekulli për popullin e tij ?!!!

Rama është i famshëm për paraqitjen e projekteve në 3D si “arritje” të qeverisë së tij. Ato projekte nuk realizohen kurrë dhe në shumicën absolute të rasteve janë të vjedhura diku në internet. Deri tani ato kanë shërbyer për të bindur shqiptarët se qeveria ka projekte madhështore për investime dhe deri këtu jemi në rrafshin e mashtrimeve, po ajo çfarë më dërguan së fundmi , e kalon dhe këtë cak.

Në linjat e fluturimit me Air Albania ( që nga ana e saj është një mashtrim me vete sepse turku shitet për shqiptar) udhëtarëve ju është vënë në dispozicion dhe një reviste ku reklamohet Shqipëria. Shumë mirë! Këtë publicitet e gjen në gjithë linjat nacionale për vendet e tyre; paraqesin vendet më të bukura , pikat turistike, traditat…Kështu dhe një i huaj që nuk e njeh vendin, mund të vendosë e të zgjedhë se çfarë të vizitojë në destinacionin për ku udhëton.

Po çfare ndodh me revisten që ju vihet në dispozicion të huajve në Air Albania?

Duke e shfletuar atë, të shfaqet përpara jo Shqiperia reale , po ajo imagjinare , 3D-ja e Ramës! Për shembull , porti i famshem i jahteve dhe marina që gjoja do e ndërtonin arabët në Durrës, në këtë revistë shitet sikur të jetë realitet.

Prandaj dyshoj nganjëherë që Rama nuk është thjeshtë mashtrues , po mbase jeton vertetë në botën e tij imagjinare e për këtë duhet mëshiruar duke e mbyllur thjeshtë në një spital psiqiatrik!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco