Çim Peka: Pakënaqësia dhe urrejtja nga bashkëqeverisja Rama-Basha, votë për 'Shtëpinë e Lirisë'

20:02, 03/03/2022

Gazetari Çim Peka, i ftuar në edicionin e 'Ora 19:00' në Syri Tv, deklaroi se pakënaqësia dhe urrejtja nga bashkëqeverisja Rama-Basha, do të përkthehet në votë për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë. 

Kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë' vijnë nga vota e qytetarëve dhe janë përfaqësues të shtresës elektorale bio që nuk blen dhe nuk shet vota. 

Ndërsa kandidatët e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, theksoi Peka, zyrtarë të administratës dhe biznesmenë monopolesh. 

"Në Dibër kishte shqetësim nga PS, madje edhe me emra konkretë, që njerëz të Lulzim Bashës po blinin vota. Pse ky shqetësim? Se këta duan të dëmtojnë 'Shtëpinë e Lirisë'. Por socialistët, duke qenë se e kanë ushtruar këtë zanat gjithmonë, grupi i njerëzve që e shesin votën, është pak a shumë i njëjtë. Dhe këta po blejnë vota aty ku blejnë edhe socialistët. E vetmja shtresë bio që nuk ka blerë dhe nuk po blen vota, është kjo që përfaqëson zoti Berisha. Basha ka hyrë në shtratin e PS duke blerë vota. Në këtë aspekt janë zgjedhjet më të pallogaritshme.

Është bërë një treshe e çuditshme, Rama me administratë dhe blerës gjithmonë, Basha me monopole, ka vendosur biznesmenë, bizneset e veta dhe të Ramës në dispozicion, shtresa e votave bio, që për mua do të jetë edhe masive, është shtresa e kandidatëve të "Shtëpisë së Lirisë". 

Nuk është fare e rëndësishme se kush është Berisha, kush është Rama, kush është Basha, ajo që po vë re të paktën nga tubimet e sotme, është që e gjithë urrejtja e akumuluar në këto 9 vite qeverisje ndaj zotit Rama, tashmë edhe ndaj zotit Basha, po i shkojnë bonus kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë. Mund të kenë njerëzit pakënaqësi ndaj Sali Berishës a të duash, por nuk kanë patur ku ta derdhin urrejtjen e akumuluar në 9 vjet, sepse ishin të qartë që Lulzim Basha ishte në pazar me Edi Ramën", u shpreh Peka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco