Berisha në Lushnjë: Basha humbës kronik, dëmton opozitën e vërtetë të vendit

17:30, 03/03/2022

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, nga Lushnja, ku prezantoi kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Elton Banon, përmbylli edhe fushatën elektorale të zgjedhjeve te pjesshme të 6 marsit.

Berisha theksoi se Basha është humbës kronik, duke shtuar se është duke dëmtuar opozitën e vërtetë të vendit.

“Ju ftoj që më 6 mars të votoni Shtëpinë e Lirisë, që PD të vijë në pushtet. Vota për Bashën është votë për një humbës. Kjo qeveri mendon më pak se çdo gjë tjetër për qytetarët rrugët, bizneset, fermat e tyre, ka si qëllim vetëm pkaçkitjen, si të vjedhë çdo ditë e më shumë pasuritë publike. Qeveria i dha Xhaçkës prona në jug, për bashkëshortin e saj. Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës.

Vota për Shtëpinë e Lirisë do të thotë ndryshim për ju e shqiptarët. Çdo votë për kandidatin e Ramës është për Fatos Tushen, është për votë për rrëmbim të pasurive tuaja. Kurse përfaqësuesi i Lulzim Bravës, ka vënë veten në shërbim të dëmtimit të opozitës së vërtetë shqiptare. Votoni kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, kandidatin e opozitës së vërtetë. Basha ka hyrë në historinë e vendit si humbës, humbës dhe vetëm humbës”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco