Rezoluta ne OKB, Edi Rama një sharlatan i paparë, kishte hallin e Serbisë

Rezoluta ne OKB, Edi Rama një sharlatan i paparë, kishte hallin e Serbisë

08:29, 03/03/2022

Nga Bujar Nishani/

Sonte e degradoi edhe njëherë imazhin e shtetit shqiptar ky karagjoz i llojit të vet.

Shumë mirë bëri që e përshëndeti Rezolutën e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB kundër pushtimit rus.

Por si mundet që merakun më të madh të propagandës së vet publike kishte jehonën “triumfaliste” për votën e Serbisë ?

Si mundet që Kryeministri i një vendi sovran ta kthejë veten në zëdhënësin agjitator të një shteti tjetër, që në fakt ka marrë deri tani pozicionin më antidemokratik e antihuman ndaj krimeve ruse në Ukrainë ?

Përse u dashka që një kryeministër të “fluturojë” me propagandën ndaj një vendi tjetër e për më tepër kur e gjithë Evropa e ka damkosur Serbinë filoruse ?

Pse i “krruhet nën kësulë” këtij kryeministrit tonë, kur halli i botës së qytetëruar është shumë më i madh e tjetërkund ?

Bota e di mirë se përse Serbia e votoi atë Rezolutë formale sonte, por asnjë angazhim në sanksionet anti ruse nuk ka !

As për mbështetje ndaj Ukrainës, as për dënim ndaj Rusisë por veç për hallin e vet në rajon !

Turp e faqja e zezë me këta sharlatanë që i janë bërë “peshqesh” këtij vendi.

Zgjohu shqiptar !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco