Berisha: Në 6 mars fitojmë Rrogozhinën dhe çelim mesazhin e shpresës, zgjedhje të reja të parakohshme

17:46, 02/03/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Shtëpisë së Lirisë hekuran Xhani në mitingun përmbyllës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Berisha ka falënderuar të gjithë pjesmarrësit në këtë fushatë model gjatë një muaji, si dhe ka kërkuar në 6 mars që qytetarët të japin mesazhin e shpresës për të gjithë shqiptarët, atë të zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë të Rrogozhinës, të nderuar deputetë dhe ish-deputetë, drejtues të degës së PD Rrogozhinë, i dashur zoti Hekran Xhani, kandidatë për qytetarë të parë të bashkisë Rrogozhinë.

Një përshëndetje vllazërore për të gjithë ju dhe mirënjohen time që bëtë një fushatë të mrekullueshme gjatë këtij muaji, djersën që derdhët por edhe për fitoren e merituar më datën 6 mars të kandidatit tonë Hekuran Xhani, njëri prej pasardhësve të shkëlqyr të traditës, i përkushtuar ndaj qytetarëve të Rrogozhinës por edhe të komunave.

Hekuran Xhani, votën dhe besimin tuaj do ta zhndërroji në shërbimet më të mira për ju, në qytet në fshatra në ferma në plazh dhe kudo në terrorin e kësaj bashkie.

Në datën 6 mars ju keni përfaqësusin tuaj, të halleve por edhe qytetarin e ndershëm atdhetar, familjar i shkëqyr i cili do të bëjë gjthçka për të garantuar besimin tuaj.

Data 6 mars është një mesazh shprese i cili çel dyer e mundësisë të zgjedhjeve të reja të parakohshme politike. Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhje të parakohshme largimin me votën e lirë të Edi Ramës, i cili është faktuar një qeveritar i babëzitur i cili ka përdorur pushteti jo për t’ju shërbyer ju bashkë me ministrat por e ka shfrytëzuar për tu pasuruar vetë dhe zyrtërët e tij.

Afera e djegave është vetëm një nga aferat e korrupsionit qeveritar. Të tjera afera do të dalin njëra pas tjetrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco