Berisha: Gjushi e ka Dubain si ju Shijakun, Rama gllabëroi truallin në Portin e Durrësit

17:47, 01/03/2022

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij të mbajtur në Xhafzotaj të Durrësit, foli për situatën aktuale politike dhe keqqeverisjen e vendit.

Berisha theksoi se Vangjush Dako e ka Dubain sikundër banorët e Xhafzotajt kanë Shijakun. Ai shtoi se Edi Rama gllabëroi truallin në Portin e Durrësit.

“Durrësi sot nuk është bërë qytet më i mirë, por rinia ikën përditë nga qyteti. Punëtorët kanë ikur, rrugicat nuk janë shtruar. Gjushi e ka Dubain siç e keni ju Shijakun, këta ndërtojnë vila mbi mozaikë. Rama do të përvetësojë truallin në Portin e Durrësit, u paraqit me arab, arabin e mori deti e u zhduk, pas një viti nuk ka arab, por shkojnë paratë në off shore. Basha nuk flet, sepse arabi para se të zhdukej në det, mori për menaxher një njeri afër Lulzim Bravës.

Vota për ndryshim është thirrje për ndërgjegje, për çdo qytetar të Durrësit, që të votojë ndryshimin. Sako nuk duhet të kandidonte. Sako ka ndarë disa të nënës e disa të njerkës, disa socialistë e disa demokratë. Zonja Sako është anëtare e klubit të djegësave. Klubi i djegësve është paditur në Prokurori si organizatë kriminale e strukturuar. Lefter Koka ishte hajdut i dobishëm, por jo kryesori, i thonë do bësh tender për djegësin e Elbasanin, gjen kompaninë pa procedura pa gjë, gjen njeriun e vet një Zoto. Janë përfituar miliona euro në hidrocentrale. Sako ka dhënë 10 milionë euro për qeveritarët, për minierën e arit në Sharrë”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco