Jozefina Topalli: Lulzim Basha si trup i huaj në PD, ardhja e tij artificiale

21:08, 28/02/2022

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka folur edhe për figurën e Lulzim Bashës.

Topalli theksoi se Basha dukej si trup i huaj në PD, duke shtuar se ardhja e tij në Partinë Demokratike ngjan artificiale.

“Ne ishim mësuar ndryshe të drejtohemi. Ne besonim se ishim aty për interesin publik, unë thellësisht  besoja këtë dhe mendonim se ishim shërbëtorë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Te Basha nuk gjej asnjërën prej këtyre, dukej si trup i huaj në PD, ishte artificiale ardhja e tij, nuk kishte kontribute në Partinë Demokratike, sidoqoftë të rinjtë duhet të afrohen në PD për të dhënë shembullin e tyre, që mund të jetë më i mirë.

Nuk është e vërtetë që nuk kam dashur të rinjtë, por kjo ishte propagandë e zotërisë, ai për një muaj u bë anëtar i partisë, u bë anëtar i Këshillit Kombëtar, u bë ministër, mori të gjitha. Më bënte shumë përshtypje kjo gjë. Bashës iu la një korsi e veçantë. Lulzim Basha ka të panjohura, shqiptarët nuk e dinë se çfarë ka qenë përpara 2005. Pas buzëqeshjes së tij, kishte diçka që nuk shkonte”, deklaroi Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco