‘Në Vlorë na vunë tanket përpara’, Topalli: Opozita e 97 luftarake, kaluam plot sakrifica

20:59, 28/02/2022

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka folur për karrierën e saj të gjatë politike.

Topalli theksoi se mban mend se në Vlorë ia kanë vënë tanket përpara. Ajo shton se opozita e 1997 ishte luftarake dhe se ka kaluar plot sakrifica.  

“Sali Berisha bëri opozitarizëm të vërtetë. Viti 1997 ishte i vështirë, mbaj mend se shkuam në Vlorë dhe na vunë tanket përpara. Opozita pas 2013 ka qenë luks përpara asaj që ka ndodhur më herët. Opozita e 1997 ishte shumë luftarake. Zoti Arbnori ishte një person shumë i rëndësishëm në PD.

Qytetarët ishin shumë mirë të orientuar politikisht. Unë nuk kam folur kurrë me fjalë të ashpra, edhe nëse kam bërë deklarata të ashpra, kanë qenë me sfond politik e asgjë më tepër. Na kanë gjuajtur me armë drejt makinës në Vlorë. Në titra thuhej se është bërë atentat ndaj meje e fëmijët kanë pësuar shok kur kanë dëgjuar këtë lajm. Kam bërë gjithmonë atë që mendoja se është e drejtë”, u shpreh Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco