Rama vazhdon me fyerjet, Basha: Deri më 25 prill s’kam punë me të

Rama vazhdon me fyerjet, Basha: Deri më 25 prill s’kam punë me të

19:11, 30/03/2021

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të qarkut të Lezhës, vazhdoi fushatën negative me fyerje ndaj kreut të opozitës dhe kandidatëve të PD.

Ai tha se Basha është një dhëndër, kurse nusja është Shqipëria, por ai është Gjinoja me shkesët Meta, Berisha e Monika që mbledh dasmorët të bëhen përshesh. 

Teksa u kërkonte qytetarëve votën në 25 prill, Rama tha se Mark Marku nuk di të bëjë asnjë punë. Ndërsa për analistin Agron Gjekmarkaj, Rama tha se ai është një lolo.

Kurse kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga Roskoveci se deri më 25 prill nuk ka për t’u marrë më me Ramën dhe batutat apo komentet  e tij.

‘’Nuk do t'i përgjigjem, dhe asnjë të mos ketë dyshim, jo se nuk di t’i përgjigjem, por s’dua të harxhoj më kohën tuaj. S’dua të harxhoj kohën se ai po përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet.

Deri më 25 prill s’kam punë me të. Unë kam punë me hallet e njerëzve, me ëndrrat tuaja, planet tuaja, dalin e teprojnë për një njeri të përgjegjshëm. Unë s’kam pse merrem me të, s’dua të merrem me të. Ky është fundi i tranzicionit. Një politikan i përgjegjshëm nuk e përdor politikën për teatër. Kështu ka lindur politika, për të përmirësuar jetën e njerëzve. Pse e ka kthyer ne teatër, sepse pensionet nuk janë rritur, por janë rritur taksat, nuk janë rritur rrogat, por është rritur 40% çmimi i shportës.

Nga mëngjesi në darkë merret me mua. Si do i përgjigjet xhaxhait për pensionet? E la vendin në baltë e llucë, në 25 prill është dita juaj. Ftesa ime ndaj jush, siç jemi mbledhur këtu fshatçe, mblidhuni që në orët e para dhe hidhni votën për ndryshimin që meritoni, ndryshimin që ka ardhur, e kam ndjerë që në orët e para në rrethrrotullimin e Kolonjës, Fier, Patos, Ballsh, Roskovec," tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco