Rikthimi i Ramës dhe Nikollës në vendin e krimit

Rikthimi i Ramës dhe Nikollës në vendin e krimit

18:05, 17/03/2021 Nga Ndriçim Mehmeti

Në fakt unë vetë shpresoja që Rama ta anashkalonte monologun e tij për arsimin. Kishte shumëarsye ta bënte, ashtu sikundër bëri shumë mirë që doli e foli ditën e martë për arsimin që nëmëngjes. Madje, madje edhe më mirë që pasi foli përçart për gjëra që nuk i kupton ose i kapremtuar edhe më parë e nuk i ka bërë, ja la vendin ish-ministres së degradimit deri në shkallënmë të ulët të arsimit, Lindita Nikollës.Por çfarë premtoi Rama dhe Lindita në 2017 për 4 vitet e ardhshme dhe çfarë premtojnësot për 2025? Le të flasim me premtimet e tyre.

Më 12 shtator 2017, në një fjalim në Kuvendin e Republikës sëShqipërisë, për planet e Rilindjes për arsimin në 4 vitet e ardhshme, Nikolla deklaronte se: “do tëshpallin çdo vit mësuesit më të mirë, rrisim pagat tuaja me 40%.” Duke shkuar më tej zyshja ematematikës Nikolla, bëri dhe llogaritjen sesa shkonte paga për mësueist: “Në fund të këtij 4-vjeçari, një mësues që sot ka një pagë mesatare 45 mijë lekë të rinj, do të marrë 63 mijë lekë.”Kjo shifër nuk u pa kurrë në xhepat dhe llogaritë e mësuesve, ndoshta edhe për faktin se LinditënRama, e hoqi me ceremoni në 2018. 

Sot Rama bëri të njëjtin premtim, “mandatin e tretë ekërkon sepse do të rrisë pagat e mësuesve me 40 përqind”.  Nga foltorja e parlamentit, Nikolla premtonte se: “Në 100 ditët e para do të pilotohet projekti për të futur ushqim të shëndetshëm nëkantinat shkollore, 20 mijë mësues do të trajnohen, do të kemi forumet online të mësuesve”.Shkollat me ushqim dështuan me sukses të plotë, jo vetëm në 100 ditët e para por në 1200 ditë ekusur që pasuan. Arsimi online për nxënësit dhe forumet për mësuesit u harruan ndërsa milionate eurove u shpenzuan me nikoqirllëk në vilën luksoze të ish-ministres. “Mes të tjerash ajo vuritheksin tek fakti se brenda 300 ditëve të para në shkollat kolektive të ketë mësim dixhital, si dhedo të dyfishohet numri i mësuesve.

Nikolla nënvizoi se do të punohet specifikisht që grupet emargjinalizuara të mos mbeten për arsim”.  Mësimi digjital nuk u zhvillua asnjëherë, mbi 430shkolla   u   mbyllën,   klasat   kolektive   vijuan   mësimin   në   kushte   mizerabël   dhe   shtresat   emargjinalizuara, as nuk u përkrahën e as nuk u përfillën. Raporti i UNESCO-s, 2018, thekson se“44 mijë shqiptartë nuk dinë të shkruajnë e lexojnë prej të cilëve më shumë se 3 mijë janë mbimoshën  15  vjeçare.”  Por   çfarë  deklaronin  Rama   dhe  Nikolla  në   2015  në   gjimnazin  “SamiFrashëri”?  “Brenda tre vjetësh  46  000 gjimnazistë do  të kenë  mundësinë të  mësojnë në tëashtuquajturat klasa inteligjente. Ministria e Arsimit dhe e Sportit, prezantoi dje projektin emodernizimit të sistemit  arsimor, projekt që  parashikon digjitalizimin e  mënyrës sëmësimdhënies në 360 gjimnaze të vendit”

Ndërkaq në fjalimin e tij programatik, para nxënësvedhe mësuesve, Rama u shpreh: “Kryeministri u shpreh krenar që, dje, nisi këtë fazë, që ai ecilëson historike. “Jam i bindur që me përfundimin e këtij projekti në tre vitet e ardhshme, nedo të kemi mundësinë të themi se jemi në kushtet e një transformimi të pandodhur më parë,përmes   të   cilit   pa   asnjë   dyshim   do   të   kemi   mundësi   të   shohim   më   tutje   dhe   të   sjellimtransformime, që sot mbase as që mund t’i imagjinojmë”, tha me bindje Rama.” Për vitin 2025Rama premton diçka të ngjashme, por tanimë me terminologji shumë më të sofistikuar: “ne do tëçelim programin kombëtar 10-vjeçar të Kodimit për fëmijët 12 deri në 18 vjeç dhe do të hapimpër ta qendra të specializuara të hyrjes në botën digjitale”.  Por pyetja është: Ku shkuan 3.5milion euro dhe 6000 mijë tablet për mësimin digjital nga mosha 15-18 vjeç? Po 5-6 milion euro për programet digjitale, për regjistrin digjital, për forumet online të mësuesve? Ku shkuan 500mijë euro për Bibliotekën digjitale të Universiteteve? Nikolla ndër sy të Ramës, na garantoi se“Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vazhduar me trajnimet e mësuesve, ku në total, sikurse thaministrja Lindita Nikolla, parashikohen të trajnohen 8 000 mësues, prej të cilëve gjysma janëtrajnuar tashmë.” 

Këto përgjigje nuk i morëm dot nga Rama e Nikolla dhe nuk kemi për timarrë ndonjëherë. Që në 2015 ne kishim të trajnuar për mësimin digjital 12 mijë mësues, por kurra pandemia, askush prej tyre nuk e dinte çfarë ishte mësimi online dhe deri më sot ende nukkanë një platformë me të cilën bëjnë mësim online.  Mandej Rama, mandatin e tretë e kërkonedhe për faktin se do të ndërtojë  “Kampusi i ri i Universitetit të Tiranës do të marrë jetë nëmandatin e tretë”, si plan i thurur e i shthurur si pëlhura e Penelopës prej vitit 2015. =Po përse Rama dhe Nikolla u kthyen në vendin e krimit?Për gjithë arsyet që kanë ata që kryejnë një krim, aq më tepër kur flitet për arsimin. Me kënaqësitë pa treguar ata shohin sesi është rritur numri i të rinjve që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë.“Çdo nxënës që duhet të udhëtojë në këmbë mbi 20 minuta për të shkuar në shkollë, do të këtëtransport falas të garantuar”.

Tani fëmijët e të rinjtë udhëtojnë më shumë se 1 orë në këmbë dhesi shpërblim kanë shkollën e  rrënuar, pa mësues të kualifikuar, pa ngrohje dhe pa shpresë se atamund të arsimohen. Rama dhe Nikolla, e vërejnë me shumë ngazëllim, që fëmijët e shtresave nënevojë, e lenë shkollën që në moshë të mitur, për të mbajtur në shpatullat e tyre të njommabarrën e ëndë të punës së çfarëdollojshme, me qëllim mbijetesën e familjeve të tyre. Por përsërinuk kanë të kënaqur e të ngopur. Kanë dëshirën e pafundme për të shijuar katandisjen e arsimit tëulët, të mesëm e të lartë në ditën më të keqe të tyre. Nuk bëhet fjalë më për laboratorë, përmësues të lirë e jashtë politikës, për drejtues menaxherë shkole, si gjithë bota.

Shkolla ka vetëmdyert që presin të bien, emri laborator është harruar, mësuesi zgjidhet në zyrën e PS-së të njësisëadministrative apo të lagjes dhe drejtuesi gjithashtu vjen nga radhët e Rilindjes me një mision tëpërbashkët në gjithë vendin: “shkatërroni gjithçka, mbillni farën e frikës dhe terrorit dhe bëjininxënësit të duan sa më pak shkollën. Prandaj Rama jo më kot zgjodhi Linditën deri në 2018. Nukkishte asnjë kandidat më adapt për të përmbushur pa kufi dëshirën e Ramës për shkatërrimin earsimit shqiptar, trashëgimisë së kishim në këtë fushës dhe asaj tradite të mirë që ishte krijuar.

Pasi e hodhi si tej si limon të shtrydhur në 2018, Rama e rimori serish Nikollën, për të na eservirur   si  shembullin   më  të   mirë  që   ka Rilindja  në  rrugën  e   vazhdimësisë  së  thellimit tëpaditurisë në vend. Kriminelët e arsimit u rikthyen në skenën e krimit, për të na treguar pa drojese ata janë përsëri ata që kanë qenë, pa asnjë ndryshim dhe të gatshëm të na bëjnë gjëmën nëfushën e dijes sa herë që ne tua japim këtë mundësi. A do të jemi kaq të papërgjegjshëm për tëbesuar jetën e fëmijëve tanë dhe fatin e shoqërisë, vrasësve gjakftohtë të arsimit shqiptar?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco