Letër e hapur kryeministrit në ardhje, z.Albin Kurti!

Letër e hapur kryeministrit në ardhje, z.Albin Kurti!

Nga Mustafa Bajrami - 03/12/2019

Nuk ka më çka të fshihet. Nuk ka as fjalë më me të cilat do të mund të arsyetohej gjendja e tanishme e mjerueshme. Kosova definitivisht ka dështuar në arsim.
Këtë gjendje të dështuar deri në palcë, po e shohim me sytë e ballit, po e dëgjojmë me veshët tanë, po e prekim me duart tona e po e përjetojmë me shpirtin tonë. Fëmijët tanë dhe mësuesit e tyre i kemi nëpër shtëpia. Po i shohim të gjithë e përditë. Me ta për çdo ditë të lume po bisedojmë.


Prandaj, bindshëm mendoj se është koha e fundit për revolucion në arsim. Është koha për rimëkëmbje nga fillimi. Për tundje të çdo segmenti të arsimit në Kosovë. Është koha t'i merren diplomat fallce të gjithë atyre që fallco e me haram i morën ato. Edhe atyre që fallco ua dhanë diplomat të tjerëve. Duke filluar nga përgiegjësit më të lartë të shtetit, kaluar nëpër zyret dhe katedrat e profesorëve të padenjë dhe të pafytyrë, vazhduar kah zyrja e Muftiut të Kosovës, nëpër zyret përreth tij, e shkuar deri tek i fundit qytetar fallcifikatorë i këtij vendi.


Ftoj Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Z. Albin Kurti dhe qeverinë e tij, që të jenë të papresedan dhe të 'pamëshirshëm' ndaj të gjithë atyre që e prunë Kosovën buzë kësaj gremine arsimore, akademike dhe intelektuale. Që e keqpërdorën pozitën e tyre dhe e shkatërruan arsimin në Kosovë. Që e rrëzuan sistemin arsimorë ndërsa Kosovën e lëshuan atje poshtë dhe e hudhën në fund të botës. Qëllimisht apo me pahirë e nga mosdija.


Po e bëri këtë Albin Kurti dhe qeveria e tij, po e mori për emanet që ta rregullojë katrahurën të cilën e shkaktoi klasa politike që nga paslufta, kush ma shumë e kush më pak, atëherë, Albinit do t'i afrohen edhe shumë të tjerë, ndër të parët unë, për ta ndihmuar në rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë. Mua personalisht do të më gjejë një 'ushtar' të paepur, për të bërë atë që mundem e atë që di për rimëkëmbjen e arsimit në vendin tonë.
Z. Albin Kurti, siç e dini edhe ju, sigurisht shumë më mirë se unë, arsimi në Kosovë ka rënë i tëri. Ka bankrotuar. Ai është para një falimentimi të pakthyeshëm, tepër i dhimbshëm, dhe me pasoja afatgjata...!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco