'Propaganda e këllirave!'

'Propaganda e këllirave!'

- 30/03/2024

Nga Ylli Dylgjeri

Së fundi doli edhe teza nga propagandistët e blerë të regjimit:

Kanë vërejtur se në këtë vend po lind ‘Kryeministri i Republikës së Drejtorëve!

Dmth sot Drejtorët janë shtetformuesit, Republikë bërësit, diktuesit e ligjit okult në Administratën Publike!

Dokrra. Doni ta dërgoni gjetkë përgjegjësinë, vjedhjen, borxhin, shpopullimin e vendit.

Sllogani i Rilindjes sot u bë:

Nga ‘Unë vdes për 3D’

    u bë

‘Unë hyj në burg për 5D’.

O të mjerë propagandistë!

Drejtorët rrinë sus, drejtorët rrinë: Gati Tu ! - përpara eprorëve nëse këto të fundit janë pa vese, janë transparentë, janë ligjore nuk janë grabitës, nuk janë bythëlëpirës të Kryeministrit.

Por jo, vesi i Drejtorit sot është vesi i Sekretarit të Përgjithshëm, është vesi i Ministrit, është vesi i Kryebashkiakut, është fytyra

e tyre, është regjimi, është  halli i madh i vendit.

O Propagandistë lëpirësa!

Drejtorët mbetën sëra e radhës për tu goditur, se janë togëzuesit e Ministrit.

Radha është: fillimisht u penalizuan Ministrat, më pas Kryebashkiakët, pastaj Sekretaret, e në fund..?

Në fund do jeni ju pseudogazetarët. Ju lëpirsat e banaqeve. Ju pusetat.

Do të jeni Ju dhe pronaret Tuaj që keni rrëmbyer lekë nga buxheti. Jeni ju borderoja e zezë. Jeni ju që keni dalë në listën e gjate të sponsorizimit të Inceneratoreve, të tanxhenteve nga depot e parave të kësaj Republike pa republikë.

Në fund do dalë prapë nga Ju se vendi u komprometua nga Kryeministri në Republikën e gazetareve.

Pthuuu! Racë e prishur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco