Zoti Blinken mirësevini në Shqipëri!

Zoti Blinken mirësevini në Shqipëri!

Nga Mariglend Doçi - 15/02/2024

Nga Mariglend Doçi  

Zoti Blinken mirësevini në Shqipëri!

Zoti Blinken, a e dini ju, se personi që do të takoni, i quajtur Edi Rama, kryeministër i vendit më të varfër të Europës është i biri i një xhelati?

Zoti Blinken, a e dini ju se babai i tij Kristaq Rama i cili ka firmosur varjen në litar të një poeti pasi ishte anti-komunist dhe konsiderohej armik i partisë në pushtet që është paraardhësja e partisë që sot drejton Edi Rama?

Zoti Blinken, a e dini ju se ky Edi Rama burgos studentë?

Zoti Blinken, a e dini ju se Edi Rama është përgjegjës për zhdukjen e 5 miliardë eurove nga buxheti i shtetit nga 2013 deri më sot?

Zoti Blinken, a e dini ju se Edi Rama ka kanabizuar Shqipërinë dhe për këtë kemi dëshmitar ish zëvendës-kryeministrin e tij Arben Ahmetaj?

Zoti Blinken, a dini ju se Edi Rama është personi që ka minuar demokracinë me sistemin e patronazhimit, shantazhimit me vendin e punës dhe shitblerjen e votës?

Zoti Blinken, a e dini ju se Edi Rama është përgjegjës për kriminalizimin e parlamentit duke futur aty njerëz me rekorde të rrëzikshme kriminale?

Zoti Blinken, a e dini ju se Edi Rama ka gjysmën e qeverisë së vet në burg për korrupsion?

Zoti Blinken, a e dini ju se Edi Rama është personi që ka korruptuar zyrtarin më të lartë të inteligjencës suaj që drejtësia juaj e ka dënuar me 4 vite burg zotin Mcgonigal?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco