Përgatitjet për luftë

Përgatitjet për luftë

Nga Daut Dauti - 30/01/2024
Shefi i Shtabit të Armatës Britanike, gjenerali Patrick Sanders, ka kërkuar që numri i ushtarëve britanikë dhe buxheti për ushtrinë të rriten në mënyrë të konsiderueshme. Kjo është për shkak se informatat tregojnë për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s.

Sulmi mund të bëhet në vendet që i ka afër Rusia, por edhe ato që i ka larg, sikur Britaninë, duke i sulmuar me sisteme raketore caqet strategjike ushtarake dhe civile. Sulmi mund të ndodhë edhe në Ballkan ku qendër e konfliktit është Kosova, të cilën Rusia mund ta sulmojë përmes Serbisë. Kjo ishte arsyeja kryesore e vizitës së Lord Cameronit në Kosovë ku premtoi se Britania e Madhe do t’i qëndrojë pas Kosovës.

Me fjalë tjera, tri vitet e ardhshme nuk janë të lehta për Evropën dhe NATO-n. Një ngritje e vetëdijes për luftë dhe armatim është duke ndodhur në të gjitha anët. Gjatë kësaj kohe duhet të nisë një mobilizim i përgjithshëm për armatimin e ushtrisë së Kosovës. Nëse armatosen të gjithë, pse jo edhe Kosova, që është vendi më i rrezikuar?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco