Nuk mund të dorëzohemi para së ardhmes

Nuk mund të dorëzohemi para së ardhmes

Nga Shenoll Muharremi - 08/12/2023

Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë punën me rezultate e PISA. Më saktësisht nuk e kuptoj mos reagimin apo dorëzimin para një gjendje të tillë. Tingëllon patetike por deri në frymën e fundit nuk duhet me u dorëzu se për këtë vend dhe ardhmërinë se fundja është dhënë gjak e sakrifica të shumë gjeneratave. 

A duhet ne me vepru diçka në këtë aspekt ne si shoqëri apo vetëm me injoru këtë fenomen dhe me pritë pas 3 viteve rezultate më të dobëta. Nuk jam unë këtu me thanë jo qeveria e jo opozita i ka fajet. Nuk po më intereson kush i ka fajet, por çka po bëjmë ne si shoqëri për këtë punë. Pse nuk po lëvizë askush në këtë aspekt. A jemi dorëzu para së ardhmës?

Përgjegjësinë kryesore e ka qeveria që menaxhon me arsmin publik dhe paranë publike. Ata fillimisht duhet me reagu profesionalisht. Me thënë: KY ESHTE PLANI JONE, si kemi me dalë nga kjo situatë. Kryeministri ka shumë përgjegjësi në këtë, ai nuk po lëvizë për çudi.

Dikush ju lutem ma shpjegoni pse është kjo kështu se nuk duket me qenë normale.

Pastaj ne të tjerët, të gjithë kemi përgjegjësi. Nuk po du me ekzagjeru apo me tingëllu i rëndësishëm, por nuk po mundem me gjetë paqe me këtë gjendje. E kam hallin si mundemi me kriju sigurinë kombëtare e mbrojtjen me këtë nivel. Duhet shumë më shume inteligjencë dhe shkathësi me rritë ekonominë. Ekonominë digjitale të shek 21 e na nuk kemi me qenë në gjendje me u adaptu.

Po pyes gjithashtu nëse qeveria nuk po lëvizë cka duhet ne tjetër me bë? Kjo është një përgjegjësi e përgjithshme. Edhe pse nuk menaxhoj paranë publike e nuk kam përkuar votë po ndiej edhe vet shumë përgjegjësi. 

Me tmerron ky rezultat për shkak se asnjë qëllim që kisha me pas për Kosovën në të ardhmën në ndërmarrësi, inovacion apo edhe mbrojtje e siguri kombëtare nuk kisha arritur me e realizu me këtë brum e nivel. Ne nuk duhemi me lënë këtë me kalu kështu. Ne nuk mundemi e nuk duhet me e pranu këtë gjendje. Nuk mundemi me u dorëzu para të ardhmës. Skemi të ardhmet tjetër, as vend tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco