Çka tregon Pisa?!

Çka tregon Pisa?!

Nga Bleron Baraliu - 07/12/2023

Kosovës i duhet një Lëvizje për braktisjen e -- jo thjeshtë feve -- por dogmatizmit dhe injorancës njëkohësisht.

 Natyrisht në këtë bënë pjesë edhe brendi (në trend) fundamentalist i religjionit/religjioneve, që mëtojnë se librat e shenjtë mbështjellin gjithçka dhe çdo gjë, Zoti e ka krijuar botën vetëm për 7 ditë dhe nuk bën ndryshe, toka është e sheshtë, dhe evolucioni është vetëm një teori - ndërsa identiteti fetar e katapulton atë kombëtar sepse kështu është shkruar para 1500+ vitesh. 

Këta fundamentalistë besojnë se shkollat duhet shëndrruar në medrese dhe religjioni duhet të jetë lënda kryesore në shkolla.  Kjo vlen edhe për botën perëndimore sot, por tek ne, thjeshtë, këta neo-konzervativë mendojnë e besojnë se 'Sheriati' është zgjidhja dhe primitiviteti çelësi i pasjetës së lumtur në parajsë - prandaj n duhet refuzuar e gozhduar gjithçka që sfidon absolutizmin fetar në tokë.

Kështu, kam parë plotë apollogjetistë të religjioneve monoteiste që e mbrojnë çdo kritikë (sidomos kundër fundamentalizmit dogmatik) duke e mbështjellë gjithçka me gjoja se 'islamofobi autorësh' dhe duke marrë shembuj specifikë për të përjashtuar stereotipet mbi dëshmi gjenerale (sado të padrejta qofshin).  Bertrand Russell ka thënë se dija e mangët dhe fallce është shumë më e rrezikshme se injoranca.

Prandaj, duhet shtjelluar dhe edukuar masat (shoqërinë tonë) se ekziston një mal i tërë mes përqafimit dhe praktikimit sekular/modern të religjioneve dhe dogmatizmit mesjetar që ka marrë hov të gërditshëm kohëve të fundit. Ky dogmatizëm tek ne për konotacion etiketohet si Islam politik, ndërsa në botën perëndimore si rritje e ekstremizmit djathtist -- por janë shumë të ngjajshëm: urrejtje për masat e shoqërisë 'ndryshe'. 

Në këtë rrafsh, përtej Islamit (pra përfshirë religjionet tjera) aludimin më elementar rreth natyrës 'regresive' të besimit dogmatik, argument domethënës në krahasimin e teizmit vs edukimit, sidomos në raport me religjionet Abrahamike, e gjeni më së thjeshti në korrelacionin mes edukimit dhe besueshmërisë së verbër një fuqi mbinatyrore:

Psh. 83% e popullsisë në ShBA besojnë në Zot por kjo shifër bie në 33% kur konsiderojmë vetëm shkencëtarët.  Për më keq, vetëm 7% e shkencëtarëve që bëjnë pjesë në "National Academy of Science" besojnë në një fuqi mbinatyrore të cilit/cilës i luten.  (...ky 7% më hamend larg më shumë se 93% tjetër - pra ua kam zili se si arrijnë të tejkalojnë gjithë evidencën/njohuritë të cilat e bëjnë të pamundur një kënaqësi të tillë mbi naivité për 93% të tjerë!)

Edhe një statistikë sa për fund: Në histori të çmimit Nobel, vetëm 4 muslimanë e kanë fituar këtë çmim në lëmi shkencore (nga mbi 1.5 miliardë banorë), ndërsa rreth 190 hebrenje e kanë arritur këtë (nga rreth 15 milionë banorë).  Shqipëtarët jemi poashtu rreth 15 milionë në botë dhe kemi vetëm një fitues.  Le të na bëjë përshtypje kjo statistikë kur mendojmë se kë e ka favorizuar natyra e Zoti😱 në 2 shekujt e fundit, dhe pse?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco