A mos është Asociacioni për ndonjë vend në Hënë apo Mars?

A mos është Asociacioni për ndonjë vend në Hënë apo Mars?

Nga Shenoll Muharremi - 05/12/2023

Stano: "Ne [BE] kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht”

Çka nuk ndëgjon njeriu. Zëdhënësi nga Bashkimi Europian (prompotor kryesor pan Europian i transparencës) po thotë 'nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht'. Fillimisht kjo nuk është aspak e vërtetë se është praktikë e mirë me i publiku draftet dhe me i konsultu hisetarët rreth përmbajtjes së dokumenteve që kamë ndikim në jetën e tyre. Këtë praktik së e zbaton BE në shumicën absolute të rasteve.

Por fakti që institucioni nga vjen Stano ka deficit të demokracisë për shkak se nuk zgjedhet nga qytetarët nuk e justifikon këtë çasje jo të mirë.

Në një vend të BE-së apo edhe në demokracitë e konsoliduara mirë, Asociacioni do të ishte një kategori që duhej të zgjidhej me referendum nacional. Ndërsa një zyrtar atje larg i BE që ky asociacion nuk ndikon në asnjë mënyrë në jetën e tij po thotë 'ska nevojë me shiqu ju' ... A mos është asociacioni për ndonje vend në Hënë, apo Mars e Pluto? 

Le të provon Stano apo kushdo që BE të propozoj diçka me ndikim potencial kaq thelbësor në funksionim të shtetetit për Gjermaninën, Francën, Polonin apo cilido vend anëtrar të BE, e mos te publikoj dhe e shofim cfarë ndodhë. Të nesërmën Stano nuk do shkonte në punë.

Por për Kosovën? Për njerëzit e saj ndoshta vlejnë rregulla tjera. 

Kjo sjellje dhe mungesë totale e transparencës nuk është aspak e dobishme. Jo që duhet të publikohet drafti i statutit të propozuar për Asociacion por edhe njerëzit ku ka ndikim thelbësor në jetën dhe punën e tyre duhet të konsultohen dhe pyetën. 

Asociacioni është një kategori që në demokracia e kërkon të ketë një referendum rreth zbatimit apo jo të saj. E Stano po thotë 'nuk e kemi praktikë me i publiku dokumentet'. Provoje këtë në vendin tënd dhe e kupton nëse ka nevojë me u bërë transparente apo jo. Mungesa e transparencës vetëm e bënë më mistik dhe më 'të keq' propozimin. Sa më shumë transparencë dhe gjithpërfshirje aq më shumë ka gjasa të zbatohet në të ardhmën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco