Fundi i Liburnizmit

Fundi i Liburnizmit

Nga Shenoll Muharremi - 01/12/2023

Një krizë e thellë identiteti i VV-së. Nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, e Shqipëria nuk i do. Nacionalizëm deluzional në kohën kur qytetarët kërkojnë zgjidhje të problemeve sociale, krizave financiare dhe sigurisë publike. 

Nëse kishte pasur kryeministër, sot ministri i infrastrukturës ishte shkarkuar. Por ky kryeministër nuk kërkon llogari asnjëherë nga ministrat e vet dhe sillet sikur dajë e jo menaxher profesionist.  Gjithashtu qëndrimet dhe dekleratat e tilla munden me u kualifikuar edhe si tradhëti kombëtare. 

Nëse për kurgjo tjetër, njerëzit duhet me pas kujdes të shtuar për shkak të të gjithë sakrificave për liri dhe gjithë angazhimit global dhe kontriboutin e aleatëve me ndërtu një shtet të Kosovës me gjithë vështirësitë. Për shkak të gjakut të dëshmorëve tanë, e për shkak të ushtarëve të NATO's që kanë humbur jetën për këtë vend.

Por kështu ndodhë kur shefi i tij shkon me shiqu një kombëtare tjetër në futboll, e kombëtarën e vet në Prishtinë e injoron, thujase nuk ekziston. Kur në takime të rëndësishme të partisë nuk ngritet fare flamuri i Republikës së Kosovës, nga i cili paguhen shumica prej tyre edhe financohet vet partia. Përbuzje për qytetarët dhe bizneset e vendit që me shumë mund mbushin arkën e shtetit. 

VV duhet të mendojë mirë rreth pozicioneve të saja strategjike dhe krizës së identitetit që e ka. Nuk mundet me sjellë ministra në qeveri që e mohojnë shtetin e vet. Që e përmbysin sofrën që i ushqen ata dhe i rritë fëmijët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco