Stano flet me logjikën e Mynihut të fundgushtit të vitit 1939

Stano flet me logjikën e Mynihut të fundgushtit të vitit 1939

Nga Sadri Ramabaja - 01/12/2023

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sërish bëhet avokat i Serbisë! 

Ai pohon se na qenka për "keqardhje që praktika e vendosur e lejimit të serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare serbe me lehtësimin e OSBE-së nuk u lejua sërish nga autoritetet e Kosovës”. Madje shtoi sikur ky vendim i palës kosovare nuk qenka "në përputhje me frymën e dialogut"!

Duke gjykuar nga reagimet e kësaj natyre, kam të drejtën më legjitime të mundshme të dyshojë në vulllnetin e miër politik të kësaj lagjeje diplomatësh në emër të të cikëve flet Stano. 

Ky fakt, bashkë me përpjekjen këmbëngulëse  për të rikthyer çështjen e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe si prioritetin nr. 1 të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e përligjj përdhunshëm të ashtuquajturën të "drejtë" të Serbisë mbi Kosovën! 

Shkëputja nga “logjika e Mynihut” e pragluftës së Dytë Botërore, konkretisht e fundgushtit të vitit 1939,  është sine qua non për kohën që po kalojmë.

Koncepti i mefshtësisë perendimore në raport me objektivat e Hitlerit atëbotë, është i lidhur pazgjidhshmërisht me Chamberlain dhe Marrëveshjen e Mynihut. 

Ky qëndrim ndaj Vuçiqit dhe Serbisë sot, pashmangshëm na kthem tek logjika e Mynihut. Fatkeqësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco