Non bene Benet

Non bene Benet

Nga Flavio Qarri - 29/11/2023

Sot në Shkodër u shënua ndoshta kapitulli i fundit i revanshit të dumbabizmit në Shqipëri. Ajo hapësirë lirie si kryeqëndra e Veriut që kishte tejkaluar me aspiratat e saj çdo nivel demokracie u përdhos përfundimisht. Me ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve, me foton e Enverit e yllin e kuq duket se orkestra e regjimit tanimë po luan fortissimo.

Shkodranët kanë provuar në kurriz më shumë se kushdo tjetër çfarë është në gjëndje të bëjë autokracia. Aq sa shpesh dhe përfaqësimi i partisë që e konsideronte bastion dukej herë pas here i mangët.

Me rezultatin më absurd që ndonjë histori elektorale ka prodhuar, Shkodra e “majtë” ngjan me Parisin e pushtuar pa luftë nga nazistët. Këmishat rozë deri tani nuk po internojnë njeri.

Nëse do jetë nevoja, ende ngrehinat e 26 burgjeve (rekord global për atë numër banorësh) mund të “kthehen në identitet”.

Benet Beci që shëtit rrugëve të Shkodrës duke thënë që është i djathtë po ”ça me i bo”, e provoi një incident që e bëri të reflektonte. Në përkujtimin e kryengritjes së Postribës, nipër të të rënve e keqtrajtuan Benetin. Ndoshta e tepruan se nuk trajtohet një kryebashkiak miliarder aq egër. E ne nuk jemi mësuar me revoltë ideologjike. Ndoshta, por i treguan çka ndjenin.

Sot në 29 nëntor, gjithçka ndodhi e tejkalon pushtetin, Ramën, Berishën, amerikanët dhe kë të doni ju.

Komunistët më në fund mund të shkonin për homazhe pa i “gjuajtur me domate” askush.

Bashkia legjitimoi festën, ish hetuesit ia filluan me dolli. I gjithë pushteti ishte aty dhe jo thjesht 5 pleq me foto të Xhaxhit.

Justifikimet e Benet Becit se janë të gjitha filma, se ia kërkon “babloku” nga Tirana mesa duket nuk vlejnë më. Edhe pse si mish i huaj në atë bashki, Benet “menaxheri” mund të tregonte se e njeh qytetin, se e kupton qytetin, se e do qytetin. Si i majtë mund të kujdesej për kohezionin social. Ndoshta vërtetë nuk do i duhen shkodranët për vota. Ndoshta do e zgjedhin amerikanët ose francezët. Ndoshta i vjen vërtetë turp.

Sidoqoftë, non bene Benet.

Shih videon për reagimin e shkodranëve:

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco