Faleminderit Primozh Gliha

Faleminderit Primozh Gliha

Nga Shenoll Muharremi - 22/11/2023

Njerëzit nuk e kuptojnë sa vështirë është me arritë sukses në një ambient si Kosova. Ndoshta nuk kanë provuar ende vet asgjë dhe vetëm flasin kot. Jo vetëm futboll, por biznes e qeverisje e shumicën e fushave. 

Njerëzit zakonisht mendojnë që ti i ke kushtet normale apo të favorshme. Mendojnë që ke resurse e lojëtarë e finance me bë çka të duash. Vetëm mjafton me qenë ti vet i mirë edhe arrihet suksesi. 

Nuk është ashtu. Gliha ka punuar në kushte të jashtëzakonshme në një ambient të çuditshëm, me u ba diplomatik. Vetëm shiqojeni gjendjen e fushës së stadiumit dhe kujtoheni si e arrestuan federatën policia për me pas pak ide. E për financa, mos të flasim. 

Sa prej ju e dini sa financa kemi në dispozicion për kombëtaren e futbollit? Sa dhe çfarë kualiteti të lojratëve ka në dispozicion menaxheri. Paramendoni ambientin e punës dhe sabotazhat dhe inatet mes kosovarëve dhe si manifestohen në baza ditore. Lojtarë që refuzojnë të grumbullohen. Sulmet e gazetarëve ndaj trajnerit. Një kryeminstër që e harron kombëtaren e vet e ladron pas ekipeve tjera. 

Kosova ka një ekip shumë të ri, pak resurse dhe probleme të theksuara në federate dhe me infrastrukturë të sportit. E si po dëshioni me arritë sukese në këto kushte. Mesiguri është lehtë me fajsuar një menaxher të huaj e me i mbyllë sytë për vehtën dhe problemet tona. 

Kosova ka arritur bukur shumë rezultate nëse merren parasyesh kushtet dhe ambienti. Edhe Primozh e ka bërë më të mirëm e situatës dhe atë që di. Ne na duhet të mos vendosim gishtin dhe fajin tek akterët e jashtëm por ta rregullojmë shtëpinë brenda, ekipin dhe infrastrukturën. E kur rregullohen këto, shumica e trejnerëve munden me arritë rezultate.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco