A e toleron shoqëria dhe kultura jonë drejtësinë e pavarur?

A e toleron shoqëria dhe kultura jonë drejtësinë e pavarur?

Nga Shenoll Muharremi - 21/11/2023

Ky rasti i Institutit të Mjekësisë Ligjore të kujton që nuk është rasti i vetëm që zhduken provat të drejtësisë. Nuk është mirë me paragjykuar, për shkak se mund të ketë ndodhur edhe nga një nxemëse spontanisht. Por kur e kujton historikun e zhdukjes apo tentim zhvdukjes së provave të drejtësisë, atëherë ske e si mos të dyshosh që mund të jetë një akt i organizuar. 

Por nuk është i vetmi. Kemi digjur dhoma të dëshmive gjithandej, edhe në komuna, gjykata, polici.. Ne kemi pasur edhe telashe më të mëdha sikur ato me sigurinë e dëshmitarëve. Ka pasur raste jo vetëm që janë kërcënuar, por dyshohet edhe që janë likfiduar përpara. Kemi një telashe të mëdha në mentalitetin tonë me sdrejtësinë e pavarur. E dojmë drejtësinë, por vetëm nëse e kontrollojmë dhe ajo punon në interesin e grupeve specifike. Kur ajo nuk është nën kontollë, nuk është drejtësi... sipas kulturës tonë.

Shumica edhe ndoshta nuk do të pajtohen, por njëra nga arsyet pse Gjykata Speciale është funksionalizuar jashtë Kosovës dhe nga të huajt ekskluzivisht e me ligje të Kosovës ka të bëjë me sigurinë e provave, dëshmitarëve... me korrupsionin në sistem të drejtësisë. E dini shumë mirë sesi në dorë të drejtësisë njerësit kanë ikur nga spitalet, ndërsa në raste më ekstreme edhe kanë vdekur. Ndoshta për këto arsye sponzorët e pavarsisë së Kosovës, ata që i kemi dhe quajmë miq, e themeluan gjykatën speciale jashtë Kosovës... jashtë dorëz dhe ndikimit të kosovarit dhe sistemit tonë të drejtësisë.

Tash, ne duhet të kuptojmë që duhet të maturohemi. Sistemi jonë politik nuk funskionon pa një drejtësi të pavarur dhe efektive. Nuk ka biznese e ekonomi pa drejtësi funskionale. Nuk ka investime të huaja pa sundim të ligjit dhe drejtësi të pavarur. Nuk ka ndalje të krimit dhe dhunës gjinore pa drejtësi. Nëse nuk e funksionalizojmë dhe lejojmë drejtësinë të jetë e pavarur, asnjëherë nuk do të mund të krijojmë sistem dhe shtet kredibil dhe funksional, të besueshëm. Sot ky rast është një goditje tjetër potenciale në sistemin dhe kulturën e institucionet tona të drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco