Radojiçiçi, shteti dhe mafia

Radojiçiçi, shteti dhe mafia

Nga Daut Dauti - 13/10/2023

Rasti i Millan Radojiçiçit tregon se në ç’masë ekziston krimi i organizuar në Serbi dhe Kosovë dhe se si nuk ka dallim mes konceptit të shtetit si organizatë ligjore dhe mafisë si organizatë kriminale. Këto dy organizata janë një, ose, nëse janë dy, punojnë në mënyrë paralele pa e trazuar njëra tjetrën. Pra, krimineli përkrahet nga politika ose vet politika është kriminale, e cila gjë edhe prodhon kriminelë të pasur dhe të rëndësishëm në politikë dhe ekonomi. 

Ky rast, poashtu, dëshmon se si politikanët dhe afaristët shqiptarë e serbë, bashkëpunojnë mes veti për përfitime personale e jo për të përgjithshmen, e cila gjë i ngulfatë dhe i acaron edhe më shumë marrëhëniet jo të mira mes serbëve dhe shqiptarëve. Ky aktivitet i nëndheshëm e minon sipërfaqen e bashkëpunimit të mirëfilltë. 

Kjo është një pengesë shumë e madhe që e vonon zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Problemi do të zbutej sikur Serbia, si nismë, ta trajtonte  Radojiçiçin (kriminel/terrorist), sikur që e trajton Kosova. Pra, Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, që do të duhej të përcillej edhe nga Serbia. Por, për fat të keq, nuk ka shenja të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco