Gjuetarët e Lavdisë

Gjuetarët e Lavdisë

Nga Shenoll Muharremi - 12/10/2023

Sot luan Kosova🇽🇰 me Andorën... ⚽️ por nuk po shofim shumë entuziazëm nga publiku. Shumica i kanë mendjet tek ndeshja e Shqipërisë me Republikën Çeke. 

Edhe Kryeministri i Kosovës çuditërisht postoj rreth ndeshjes së Shqipërisë por e harroj ekipin e tij! Ndostha për shkak se Kosova luan jashtë e Shqipëria brenda në Tiranë ndikon sadopak. Por shifet edhe në raste tjera kur njerëzit e përkrahin ekipin e Shqipërisë dhe e harrojnë të Kosovës. Si kuptohet e shpjegohet kjo? 

Në parim nuk ka asgjë të keqe me përkrahë ekipin e Shqipërsië, ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kur Kosova nuk ka pasur ekipin e saj në kompeticione, në Kosovë shumica kanë përkahë Shqipërinë ku edhe kanë luajtur një numër i madh i lojëtarëve me prejardhje apo lidhje me Kosovë. 

Por tash kur Kosova e ka ekipin e saj, si justifikohet që mos të përkrahet ekipi yt por një tjetër? Këtu duket që kemi një dallashitje të preferencave dhe emocioneve. 

A mundesh me dashtë e përkrahë dikënd tjetër më shumë se vehtën? Mesiguri se jo, nuk ka gjasa. Po e gënjen vehtën dhe tjetrin që po i mendon që po e përkrahë... koha do e dëshmoj këtë.

Nuk di nëse kjo është apo edhe ka lidhje me doza të krizës së identiteti, apo thjesht publiku në RKS po prefereon më shumë ata që fitojnë. 

A e duam Shqipërinë apo fitoren? Kosova ka pasur disa ndeshje që nuk është kualifiuar, edhe kjo mund të jetë një arsye. Por asgjë, asgjë në botë nuk e justifikon me përskrahë një ekip tjetër më shumë se tëndin. Mos e mashtroni vehtën. 

Kjo më duket më shumë gjueti lavdie sesa përkahje. Njerëzit po dëshirojnë dhe janë të etur të fitojnë. Në rregull, por pa e dashur vetën fillimisht mos të mashtrohemi se mundemi me qëndrueshmëri dhe devotshmëri me përkrahë dikënd tjetër. 

Forca Kosova! 🏆

Me fat Shqipëria..⚽️

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco