Rikthimi i Turqisë në Kosovë

Rikthimi i Turqisë në Kosovë

Nga Shenoll Muharremi - 06/10/2023

Turqia ka krijuar një ndikim të theksuar ekonomik, kulturor dhe politik në Kosovë. Sipas matjeve kredibile, mbi 80% të qytetarëve e shofin Turqinë si partner politik dhe ekonomik të Kosovës. Kosovarët shofin më pak kërcënim nga Turqia (10%) sesa nga Shqipëria (13) dhe SHBA (14). Turqia është vendi i 3 me më së shumti investime direkte të huaja në Kosova me €512.5m apo 9.2% të investimeve nga totali. Vetëm Gjermania (€942.7milion) dhe  Zvicra (€835.2 milion) kanë më shumë investime direkte. Turqia ka një ndikim edhe në bilancin tregtar të Kosovës ku 13,0% e  të gjitha importeve janë nga Turqia, ndërsa vetëm 2.3% të eksporteve. 

Për herë të parë në histori, Turqia po merr edhe komandën e KFOR-it në Kosovë. NATO ka pasur 27 komandantë nga viti 1999 shumica e tyre (13) Italian. Gjermania ka pasur 7 komandantë dhe Franca 3. Asnjë SHBA e Mbretëria e Bashkuar shkurtimisht një në fillim të misionit. Pse po vie Turqia bash në momentin më kritik të sigurisë në Kosovë?

Europa është në një gjendjen më komplekse të sigursë pas Luftës së Ftohtë. Lufta në Ukrainë dhe ndikimet dhe agresioni Rus ka zgjeruar vendet e nxejta të sigurisë. Bota është e fokusuar në Ukrainë. Ndërsa spastrimi etnik i Azerbejxhanit në Nagorno Karabakh ka marr vëmendjen e vendeve kryesore. SHBA gjendet në 'defansivë' globale dhe ka përmbyllur disa misione globale në Lindje të Mesme vitet e fundit. Një mos-marrëveshje mes Republikanëve dhe Demokratëve po e vendosë në pikëpyetje ndihën themelore për Ukrainën aktualisht. 

Duket që NATO dhe aleatët perendimor të sigurisë në Europë dhe botë janë të lodhur me luftërat e shumta të shekullit 21 dhe tani energjitë dhe resurset ushtarake janë të stërngarkuara. Në këtë kontekst, Turqia si anëtare e NATOs po merr më shume vëmendje dhe hapsirë në vendet si Kosova. Ankara zyrtare ka marrëdhënie të mira edhe me Kosovën dhe së fundmi Kosova ka blerë disa dron nga Turqia. Megjithatë, marrja e mandatit të Komandës së KFOR nga Turqia për një vit është një zhvilli i ri i sigurisë që nuk e kemi parë më herët. Mandati i KFOR-it buron nga Rezuluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Momentumi kur Turqia po merr një rol të theksuar në KFOR është shumë sensitiv pas sulmeve terroriste nga Serbia në Banjksë. Një ndër sfidat kryesore e KFOR është linja e gjatë e kufirit me Serbinë, 381km gjatë, nga ky po hyjnë armatim dhe makineri ushtarake dhe paramilitare. Gjithashtu në këtë fazë kemi rritje të trupave të KFORit, fillimisht nga Britanezët e pastaj edhe vendet tjear ndoshta. Ky është një moment shumë sensitiv i sigurisë kur Turqia po merr Komandën e KFOR në Kosovë për herë të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco