Çfarë duhet të bëjë tani Kosova

Çfarë duhet të bëjë tani Kosova

Nga Fadil Maloku - 05/10/2023

1. Problemi më i madh tek marrëveshja e Ohrit nuk ështe zbatimi i saj që pak a shume i dihen si konturat ashtu edhe rekomandimet (sē ështē hartuar nē “road map), por, është tek çështja e interpretimit, zbatimit dhe kualifikimit, sepse; – Ndryshe interpretohet dhe këndvështrohet nga Kosova; – Ndryshe interpretohet dhe shfrytëzohet nga Serbia, dhe – Ndryshe, ndryshe interpretohet dhe kualifikohet nga Bashkimi Evropian” Nga këto tri interpretime e kualifikime, do shtoja se më i rrezikshmi është interpretimi dhe kualifikimi nderkombëtar!

2. Arsyeja; BE-ja po edhe aleatët tanë nga Washingtoni me telashet që kanë në Ukrainë, sikur fitohet përshtypja se janë duke nxituar disi ta përmbyllin nyjen “gordiane” tē Ballkanit. Dhe kjo përmbyllje dhe nxitum… po bazohet dhe argumentihet me; faktin e ruajtjes së konsistencës rajonale, në kuptimin që palët (Serbia dhe Kosova) e dalura nga lufta e ndodhur në vitin 1999, duhet secila të fitoj diçka! E kjo “diçka”…nënkupton koncesionin që duhet ta bëjë Kosova.

3. Themi kështu, ngase Kosova nga pozicioni i njohjes reciproke, tani si “ofertë” në tavolinë e ka njohjen indirekte nga Serbia. Por, kjo njohje indirekte, nuk asfarë garancionesh juridike se në një të ardhme do ndodh njohja de facto e Kosovës, nga Serbia.Por, kori diplomatik i Kosovës dhe mendoj edhe ai i Shqipërisë (që është në defanzivë tē plotë, kur janë në pyetje interesat e përgjithëshme shqiptare në rajon), duhet sa më parë të mos e neglizhojnë Projektin për “botën serbe”, që do gjendet përherē në “tavolinën” e negocimit me Serbinë… (P.S. Duhet të jemi shumë shumë të kujdesshëm, edhe për faktin, se; pozicioni ynë tani pas sulmit terorrist… është mē i favorshëm se më parë. Por, i gjithē ky favor nëse nuk materializohet me ofensiva tē pandërprera diplomatike… shkon huq! Në kēte projeksion, realisht edhe qeveria edhe opozita, po edhe shoqëria civile e sidomos mediet sociale, duhet me qenë unik…)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco