SHBA ia tregon vendin Serbisë: Të largohen trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

SHBA ia tregon vendin Serbisë: Të largohen trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Nga Perparim Beqiri - 30/09/2023

SHBA po i kërkon Serbisë që të tërheqë grumbullimin e madh ushtarak në kufirin e vendit me Kosovën.

Thirrja e SHBA vjen pas një sulmi të dielën e kaluar, gjatë të cilit rreth 30 persona të armatosur u përfshinë në një përleshje me armë me policinë e Kosovës në veriun e Kosovës me shumicë serbe.

A mund të ketë gjasa për përshkallëzim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë?

“Shteti i Serbisë asesi nuk mund të rrezikoj territorin e tyre për ndonjë sulm ndaj Kosovës, por situata e tensionuar nuk mund të na garantoj se Serbia nuk do të sulmoj Kosovën.

Grumbullimi i ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, na konstaton se mund të kemi përshkallzim të situatës ne çdo moment.

Për këtë gjë shumë vende si ShBA, Britania, Shqipëria, Gjermania i kërkuan Serbisë që të largoj forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.

ShBA-të së fundmi kanë paralajmruar Serbinë pasi nuk dëshirojn një luftë tjetër në Ballkan pas luftës në Ukrainë.”

Çka pritet te ndodhë më tutje?

“Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, partia kryesore politike serbe e Kosovës, dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte organizuar grupin e armatosur. Po i njejti po kërkohet nga organet e Kosovës për ekstradimin e tij.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka ftuar palët t’i ulin tensionet dhe të vazhdojn bisedimet në dialog.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që të dyja vendet të kenë kujdes dhe maturi në veprimet e tyre.

Rama ishte i pari që reagoi se menjëherë KFOR-i duhet të marrë kontrollin në veriun e Kosovës, gjë që nuk e pelqeu fort kryeministri Albin Kurti.

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, ka thënë Kurti.

“Situata do të jetë e qetë pasi territori i Kosovës është i mbrojtur nga shumë aleat të fuqishëm”.

Sa mund të ketë ndikim Rusia në konfliktin Kosovë-Serbi?

“Presidenti rus Vladimir Putin njihet si një pasionant i luftërave, dhe agresimi i tij ndaj Ukrainës na lë të hapur mendimin se Rusia mund të ketë ndikim në situatën në veri të Kosovës.

Rusisë sigurisht se do t’i konvenonte një luftë tjetër në botë, pas presionit ndërkombëtar që po ballafaqohet nga vendet tjera në luftën ndaj Ukrainës.

Edhe takimi i menjëhershëm i presidentit serb Vuciq, me ambasadorin rus zgjon mendjen tonë se Rusia ka ndikim tepër të madh në konfliktin Kosovë-Serbi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco