Fundi i hipnozës

Fundi i hipnozës

Nga Nezir Kraki - 30/09/2023

Lajm fantastik qe Amerika nuk u beson më perrallave te Hillit dhe Escobarit per Serbine paqesore dhe Vuçiqin evropian. 

Keta te dy kane deshtuar brutalisht ne analizat dhe misionet e tyre. Kane keqorientuar politiken e jashtme amerikane ne Ballkan duke e vene ne rrezik sigurine e mbare Evropes dhe duke e dobesuar poziten gjeostrategjike te Amerikes ne kete rajon. Edhe me keq, paaftesia e tyre apo me sakte mungesa e deshires per ta pare drejte dhe objektivisht realitetin politik ne Ballkan, e ka rrezikuar deri ne zhberje projektin me te madh dhe me te suksesshme amerikan te tri dekadave te fundit - Kosoven shtet. 

Leximi i gabuar i situates dhe deshtimi ne definimin e partnereve te besueshem rezultoi me fushaten e paprecendentë te perkdheljes se Serbise ne nje moment kur ajo realisht meritonte izolim e sanksione per rreshtimin e saj anti Nato dhe anti BE, sidomos ne dosjen e Ukraines. Ajo qasje rezultoi me rritjen e apetiteve ekspansioniste dhe fashiste te Vuçiqit, dhe e trimeroi ate qe te behej tash e tutje edhe prodhues terrorizmi ne Evrope.  Pasardhesi i Millosheviçit, me lejen e nenkuptuar te Hillit dhe Escobarit (por edhe te evropianeve), shkeli edhe mbi ujdine qe ishte arritur ne Bruksel dhe Oher. Nga ana tjeter, komita qesharakesh dhe argatë te dreqit u mobilizuan me shkrim dhe me gojë ne sherbim te idese absurde sipas se ciles Serbia nuk perbente me rrezik per Kosoven dhe rajonin. Derisa Edi Rama fliste per fantazmat e luftes dhe obsesionin e Albin Kurtit per te kaluaren, disa ne Prishtine e denonconin « terrorin e Albinit ndaj serbeve ne Veri » dhe kerkonin terheqjen e policise nga ajo pjese. 

Kur kam thënë me insistim se qasja e Hillit dhe Escobarit ishte antiamerikane sepse nuk ishte ne vije me interesat gjeostrategjike te Amerikes ne kete pjese te botes, komitat e debillave ma rikujtonin se « ata e perfaqesojne Ameriken ». 
Ta shohim nga sot e tutje kush dhe si perfaqeson Ameriken. Ate Ameriken e vertete qe kurre ne plan s’e ka pase fuqizimin e Rusise ne Ballkan permes Serbise. Sepse duhet te jesh injorant me talent qe te mos e kuptosh se Putinit i duhet nje front i ri ku Evropa e Amerika do investoheshin ushtarakisht dhe keshtu ai do merrte pak fryme ne Ukraine. 

Mos harroni, ekziston veç nje version i Vuçiqit: ai është mbetje fashiste dhe gjenocidale e Millosheviqit, luftenxites dhe urrejtes patologjik i shqiptareve, mashtrues edhe i popullit serb dhe sidomos manipulues i serbeve te Kosoves. 
Ata te cilet kane vite qe na riciklojne kete krijese te Serbise gjenocidale per ta bere ate te duket modern dhe evropian duhet te mbajne pergjegjesi, te pakten morale.

Kosova kalon. Kosova bëhet.

Amerika pro ruse nuk ekziston. Ekzistojne veç amerikanë që per llogari tjera, ne nje moment e humbin rrugen dhe me ose pa dashje behen prorusë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco