Tri kërkesat e Kosovës për BE

Tri kërkesat e Kosovës për BE

Nga Shenoll Muharremi - 29/09/2023

A duhet Republika e Kosovës me i pas kërkesat specifike ndaj BE-së pas sulmit terrorist në Banjskë? BE ka qenë e ashpër me Kosovën duke i vendos masa e sanksione. Akti terrorist është vepër shumë më e rëndë. Në vijim propozimet e mia që mendoj që duhet të jenë kërkesa të Kosovës ndaj BE-së:

1. Masa Anti-Terror: 
Të suspendohet Serbia nga Negociatat dhe Statusi Kandidatit për Anëtarësim në BE derisa i burgosë dhe shparrtallon grupet paraushtarake terroriste kundër Kosovës;

2. Masa e Dialogut: 
Të ri-modelohet procesi i Dialogut ku marreveshja finale propozohet pas Shuttle Diplomacy në një Konferencë të Niveli të Lartë;

3. Masa e Paqës dhe Stabilitetit:
Të pajtohet dhe caktohet korniza kohore për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në BE që me forcu ekonominë e rajonit dhe me siguru paqe dhe stabilitet afatgjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco