Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar: nxjerrja mësim nga Bosnja dhe nëntë ofertat për paqe!
Nëse Kosova shtrin sundimin e ligjit në veri, Kosova do e ketë nën kontroll këtë zonë, në të kundërt nëse Serbia e kontrollon, kjo e fundit do e shtrij sundimin e saj. Nëse Kosova nuk e shtrin sovranitetin e saj në veri, nuk i nevojiten fare formalitetet tjera ligjore për integrime të rrejshme të serbëve nëpërmjet asociacionit, por nëse Kosova shtrin sovranitetin në veri, atëherë asociacioni do jetë emër i madh me një përmbajtje formale për serbët. Bosnja është shembulli më i mirë se si ofertat ndërkombëtare për paqe legjitimojnë faktorin real sundues të territorit të caktuar.
Nga viti 1991 deri në Marrëveshjen e Dejtonit për Bosnjën, çdo ofertë ndërkombëtare shërbeu për të legjitimuar pushtimin serb të Bosnjës duke i dhënë herë më shumë e herë më pak por rreth 49% të territorit Republika Srpskas. Megjithatë, këto oferta u refuzuan vazhdimisht për shkak të pushtimeve të vazhdueshme nga serbët të cilët synonin pushtimin e zonave të rëndësishme strategjike, që u përcaktuan si “zona të sigurta” nga OKB. Këto zona të sigurta përfshinin Sarajevën, Tuzlën, Zhepën, Gorazhden, Bihaçin dhe Srebrenicën, pesë të parat u bënë zonë e sigurt pas masakrës tragjike që ndodhi Srebrenicë. Pra, atë që e mbronte OKB-ja e pushtonte Serbia.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) ka konfirmuar strategjinë e Serbisë për ndarjen etnike të Bosnjës. Për më tepër, e njëjta gjykatë ka verifikuar objektivin serb për krijimin e republikave serbe në Kroaci dhe Bosnje, me qëllimin përfundimtar bashkimin me Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ). Po ashtu, në aktgjykimin e ndërmjetëm Gjykata ka vërtetuar se Serbia është e përfshirë në gjenocid, fakte të cilat më vonë u shmangën në padinë që Bosnja bëri ndaj Serbisë për gjenocid, pra si duket më shumë është bërë politikë se drejtësi edhe në vendimet e gjykatës. Gjykata e dinte për provat, Serbia nuk i dorëzoi ato, gjykata prapë mori vendim edhe pse ishte në dijeni të provave.
Vlen të theksohet se kur Alija Izetbegoviç, lideri i Bosnjës, refuzoi të zbatonte planet e Millosheviçit, ky i fundit dhe udhëheqësit serbë në Bosnje iu drejtuan Adil Zufilkarpashiqit dhe arritën të ashtuquajturën “marrëveshje historike” që synonte të fitonte mbështetjen e myslimanëve në Bosnje. Mirëpo, Zufilkarpashiq nuk kishte autoritet të fliste në emër të myslimanëve dhe si rrjedhojë kjo marrëveshje nuk u realizua kurrë. Pra, kjo është e ngjashme sikur në Rambuje, pala shqiptare nga UÇK-ja refuzonte të nënshkruante dhe në një moment Ibrahim Rugova kishte dashur të nënshkruante duke shfrytëzuar postin e presidentit por që nuk ishte pranuar nga amerikanët pa u përfshirë edhe UÇK-ja, sepse kërkohej që marrëveshja të gjente zbatueshmëri në masë. Një zyrtare e LDK-së së fundmi ka deklaruar se: “LDK-ja do ta formojë Asociacionin nëse vjen në pushtet”. Mirëpo, mungesa e legjitimitetit publik mund t’ia prishë qëllimin LDK-së!
Ofertat e Paqes për Bosnjën, 1992-1995
Për ta vërtetuar hipotezën se: “kush e shtrin sovranitetin në veriun e Kosovës e fiton legjitimitetin ndërkombëtar”, kemi renditur më poshtë nëntë ofertat për paqe në Bosnjë, të cilat japin shembullin se si ofertat ndërkombëtare për paqe çdo herë legjitimonin pushtimet serbe.
Lidhur me refuzimin evropian, Klinton sugjeroi se ndërsa evropianët kundërshtuan publikisht heqjen e embargos për arsye humanitare, pas dyerve të mbyllura, ata e kundërshtuan atë sepse nuk donin një shtet me shumicë myslimane në Evropë, duke e konsideruar atë “të panatyrshme”.
Presidenti francez Francois Mitterrand deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina nuk i përket Evropës dhe disa zyrtarë britanikë folën për nevojën për të rivendosur një “Evropë të krishterë”. Klinton besonte se evropianët favorizuan embargon sepse ajo dëmtoi Bosnjën dhe Hercegovinën.
Ndërkohë, plani Owen-Stoltenberg u ofronte serbëve 53% të territorit, myslimanëve 30% dhe kroatëve 17%. Myslimanët boshnjakë e kundërshtuan, kroatët e pranuan me protesta dhe serbët e pranuan pa kushte. Megjithatë, edhe ky plan dështoi pasi i shërbente vetëm interesave të serbëve.
Situata në Bosnje pasqyron dinamikën komplekse në lojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhet edhe për veriun varësisht nga gjendja atje, se kush e kontrollon dhe kush e bënë ligjin. Nëse Serbia mban kontrollin atëherë kjo me marrëveshjen përfundimtare vetëm do të legjitimohej me bekimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe e kundërta, nëse Kosova e vendos me sukses sovranitetin e saj, situata do të ishte ndryshe për Kosovën.
Pra, loja nuk është të jesh pro apo kundër ndërkombëtarëve, por është ta marrësh legjitimimin nga ndërkombëtarët.
Serbia e di mirë këtë çështje dhe vazhdon të përdorë taktika të luftës hibride dhe terroriste siç ishte rasti i fundit në Banjskë. Serbia është e gatshme të eskalojë edhe në luftë, pasi mbijetesa e tyre si shtet varet nga mendësia e tyre që duhet të jenë gjithmonë në ekspansion. Në momentin që do filloj e kundërta atëherë ata mund të eskalojnë në luftë frontale qoftë edhe me NATO-në.
Andaj, veprimet e Serbisë nuk janë shumë të paparashikueshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe për ata që e njohin mentalitetin e ofertave ndërkombëtare për paqe dhe mendësinë serbe.
Kompleksiteti i këtyre situatave nxjerr në pah manovrat e ndërlikuara politike dhe strategjike që po ndodhin në rajon. Edhe në rast lufte apo jo, prapë palët duhet të negociojnë
Kosova duhet të jetë vigjilente dhe kjo vlen për të gjithë ata që janë në pushtet, opozitë, në kuadrin intelektual, media dhe qytetarët në përgjithësi.
*autori është doktor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe histori e diplomacisë
© SYRI.net